Oscar Wilde
Kalendari poetik: Oscar Wilde (1854-1900)
U lind më 16 tetor 1854 Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde, i njohur me emrin Oscar Wilde, shkrimtar, aforist, poet, dramaturg, gazetar dhe eseist irlandez. Një nga kryeveprat e tij “Portreti i Dorian Gray-t”. Ja një nga poezitë e tij:
DËSHPËRIM
Rrënim na lenë stinët pasi shkojnë,
Narcizi herët në pranverë çfaqet,
Pa u skuqur trëndafili nuk thahet
Dhe vjeshtës manushaqet lulëzojnë
Edhe dëborën shpon shafran i brishtë
Dhe pemët nxjerrin gjethet përsëri,
Verës shiu harlis barin e ri
Dhe lopë, dele dhe kostarët grish.
Po ajo jetë që det i tërbuar
E ka rrënuar dhe natë e nxirë
Varros ditët që një nga një vdesin?
Dëshira, ndjenja, mendime që ndezin
Humbim shpejt dhe gjejmë kënaqësinë
Në lëvozhga kujtese të mbaruar.
© shqipëroi Maksim Rakipaj