Marina Gocevska (Maqedoni e Veriut) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu në shqip Adem Abdullahu

 
Marina Gocevska (Maqedonia e Veriut)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në vitin 1989 në Koçanë. Është diplomuar në Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Punon edukatore në një Kopsht privat në Koçanë. Shkruan poezi, prozë dhe drama. Veprimtaria e saj krijuese është e pasur dhe figurative. Për këtë dëshmojnë diplomat, çmimet, trofetë dhe çertifikatat e panumërta për pjesëmarrje në konkurse, manifestime dhe takime letrare brenda e jashtë vendit.
Shkëlqyeshëm noton në ujërat e degës së pedagogjisë. Dëshmi për këtë janë organizimet dhe ngjarjet e shumta me fëmijët e moshave më te reja. Ka shkruar dy libra: “Kur zemra digjet” – 2017 për të cilin ka marrë Çmimin e Librit për të rinj deri në moshën 17 vjeçare dhe libri i dytë “Dua frymë dashurie” – 2019 për të cilin mori Çmimin Libri i vitit. Gocevska, shkrimtare aktive dhe e frytshme, i përkushtohet vetes dhe punës krijuese.
 
 
PRANVERË
 
Pranvera erdhi heshtur në majë gishtërinjsh,
kurse dimri me vrap shkoi.
Lulet rozë lulëzojnë,
zogjtë e lumtur fluturojnë pa brenga.
Mirë se na erdhe pranverë e bukur e lulëzuar,
ja edhe pak do ta presim
dhe me rroba shumëngjyrëshe dhe verore.
 
 
BUKURITË E NATYRËS
 
Kullotë e gjelbër, livadh i pastër,
rrjedh përrua me ujë të pastër.
Gjithkund lule me ngjyra më të bukura,
natyra i qep bukuritë e saj.
Era luan me flokët e gjatë,
pika të imta shiu bien
dhe fillon rigon.
 
 
DUAR TË GËZUARA
 
Lule rozë
në degëzat e thara,
vajzat i hapin fustanet e tyre.
Zogjtë këndojnë këngë në kor,
djemtë vrapojnë në oborrin e madh.
Erë e këndshme pranverore.
Ema i pëshpërit diçka Svetllës.
Gjithë së bashku filluan të këndojnë,
t’i shtrijnë duart e fuqishëm të qeshen.
 
 
IDHËTI MJALTI
 
Nuk u besoj fjalëve
të thyera në dy pjesë.
As përqafimeve të papërfunduara
që notojnë në heshtje.
Mjalti që rodhi
rrugës së ylbertë
derdhi hidhërimin.
Kështu mbeti i hidhur
dhe djeg zjarr e pa mëshirë.
Pa fjalë ngeli zogu
që fluturoi mbi rrjedhën
e alarmit të rremë.
E gatshme për trazira
Ende më të mëdhaja.
 
Përktheu nga orgjinali Adem Abdullahu
 
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s