Marta Markoska (Maqedoni e Veriut) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu në shqip Adem Abdullahu

 
Marta Markoska (Maqedoni e Veriut)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në datën 29.06.1981 në Shkup. E diplomuar për Letërsi të Përgjithshme dhe komparative në fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, ndërsa ka magjistruar për Studime kulturologjike interdisciplinare në letërsi, në Institutin e Letërsisë në Shkup.
Markoska deri tani ka botuar njëmbëdhjetë libra: poezi, proz, tregime, studime shkencore, kritikë, ese.
Eshtë fituese e këtyre cmimeve: Çmimi i parë për tregim më të mirë në konkursin Elektrolit (Templum / Margjina), për tregimin Ç’ka ndodh kur e lexoni Frejzerin (2007), çmimi Aco Karamanov (2012), për dorëshkrimin poetik Kokëfortë drejt lartësive; çmimi Beli Mugri (2014), për dorëshkrimin poetik Vrima të zeza në ne, shpërblimi Todor Çallovski, për poezi, eseistikë, kritikë dhe forma proze kreative, 2015 (laureate e parë); çmim për tregim të shkurtër në Nova Makedonija, për tregimin Lartësitë e Feliksit (2015). Krijimtaria e autores Marta Markoska është përfshirë në shumë antologji të poezisë bashkëkohore dhe prozës në vendin dhe jashtë, kurse ajo është hartuese e Antologjisë së poezisë së dashurisë dhe lirikës erotike me titull Kreshta të lundrimeve poetik (2014). Markoska ka qenë pioniere e lançimit të Tallk-shout të parë në Shkup, kushtuar gjithë poetëve të njohur maqedonas, të quajtur ”Magnitudat letrare”.
 
 
MË PRANO
 
Bëhu zbulimi im i ri shkencor
të të hulumtoj në gjithë meridianet
dhe të ankorohem në gjirin ku
lëngjet tona ende avullohen…
Të ndez vullkanin që të derdhë magmën,
të na shndërrojë në mbeturina,
fosile nga të cilat nesër do të lind brezi i ri.
 
Më merr në bregdetin tënd
të mbetur e kurë të shëruar.
 
Bëhu zbulimi im i ri shkencor,
më lejo të testoj voltazhën tënde
kur i ngazëllyer dridhesh në mua.
Të ndjej tërmetin përderisa
shtati yt i kundërvihet
tajfunit eksitues.
 
Më prano në odën tënde eksperimentale,
të bëjmë qark elektrik…
 
Bëhu zbulimi im i ri shkencor,
të të hulumtoj organ pas organi,
të depërtoj thellë në inde
dhe të ordinoj në fushën e ADN – së tënde
ku do të orvatem të shënoj edhe veten time.
 
Më prano në esencën tënde
siç të pranoj unë ty
gjithmonë si herën e pare.
 
 
BËMË HARTË
 
Nëse trupi im është territor për mbisundim
mes disa palëve ndërluftuese,
e ti i pari dëshiron të ngulësh flamurin
që të shënjosh se të takon vetëm ty,
mendon se di për ta zbutur,
si ta ruash, kultivosh e ta ledhatosh?
 
Trupi im nuk është hapësirë gjeografike,
ku mund të shpallesh perandor.
Trupi im është histori e tërë
ku janë shënuar shumë fate,
në të janë nënshkruar shumë emra,
nëpër të kanë kaluar shumë pushtues,
shumë perandori janë shkatërruar mbi të,
shumë perandorë janë bindur para tij.
 
Por, trupi im për ty është magmë vullkanike,
stratosferë armiqësore pa oksigjen,
majë e pashkelur me bisha të egra,
ndaj nuk do të mund ta shënosh
hartën e jetës tënde për të cilën kam mall.
 
 
QASMU MUA
 
Këngët nuk më mjaftojnë
të mund të lahem me to
kur nuk je të ma turbullosh ujin.
Dridhem para pritjes së secilit varg të ri,
si fletëz e ndjeshme para flakës.
 
Pritja më emocionon çdo qelizë
që ndryshon strukturën e ADN – së
nga mendimi që do të na takohen trupat.
 
Malli për prekje zgjatën shumë
për këtë jetë të shkurtër ku nuk dimë
ku do na zë nata e a do të agojë dita.
 
Mos i shtyj psherëtimat tona
për ndonjë jetë të ardhshme
ku ndoshta ti do të jesh ardhje e une – shkuarje
 
Qasmu dhe më lejo të të përmbys si Atlantidën
që vetëm unë të di ku gjithnjë të të gjej përsëri.
 
Qasmu dhe më lejo vetëm unë të ankoroj në gjirin tën
kurse ti, deti im i trazuar – përherë do të më përkundësh…
 
Përktheu nga orgjinali Adem Abdullahu
 
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s