Nina Chilyanska (Bullgari) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021 / Përktheu në shqip Svetoslav Stefanov

 
Nina Chilyanska (Bullgari)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Shkruan poezi prej dymbëdhjetë vjetësh. Poezi të saj në bullgarisht janë botuat në gazetën “Fundjavë”, në faqen e mirënjohur online “Zbulesat” etj. Poezia e saj është vlerësuar me disa çmime si: Vendi i tretë në konkursin e verës “Letrat”, organizuar online, vendin e dytë në konkursin “Gratë dhe vera, vera dhe gratë”, organizuar nga fondacioni “Letrat. Ka fituar çmimin e dytë në Konkursin Kombëtar, Edicioni . XV. Poezi të saj janë publikuar në almanakët “Poezi e re e letërsisë Bullgare”, botuar nga Fondacioni “Letrat” në vitet 2012, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018. Si autore është përfshirë gjithashtu dhe në almanakë kombëtarë bullgarë, duke u vlerësuar me çmime kombëtare. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Pleven, Bullgari.
 
 
***
 
Shpëtomë dashuri nga
kupa e hidhur!
Më hidh pak prej
lotëve të tu të kulluar!
M’i lërë sytë që të shoh
dëshirën e druajtur
sesi përparon fort.
 
Në çdo fije bari të njomë
e njohsha gjithë qiellin.
Mbetu me mua dashuri
shpirtmirë përtej malit.
Zbulomë të fshehta
që deri në fund i ke
ruajtur me zell në gjirin
tënd të shenjtë.
 
Jam i sigurt se do të rritem
rrufeshëm i ëmbël
Me mirësi të pafund dhe
për të falur i ringjallur
Ti do të jesh im gjyqtar
e zot i pashmangshëm
dhe unë do të të ndjek
i përulur, dashuri!
 
 
***
 
Dy hije vere
janë në garë përsëri
Qielli po shtrin
ngjyrë blu një shami.
Retë debatojnë me
atë breg andej ku
natën dashurohen
delfinët.
 
Koha ka ndaluar
me kokëfortësi
Nuk e di se ku
të humbet
Fushat në
ngjyrë smeraldi
kambana me lule
tundin pa fund.
 
Pemët me rreze
prej dantelle
po presin naive
t’i marrë era.
Gushti iu buzëqesh…
edhe hesht.
Akoma veç s’ka aftësi
thjeshtë për t’u ikur.
 
 
***
 
Në këtë çast
dikush po vdes.
Një tjetër lind
me ulërima gëzimi.
Dikush papritur
gjen ëmbëlsi.
Qiriri i tjetrit
digjet në brenga.
 
Bardhë e zi, shkëlqimi
dhe hija.
Vepër e madhe ose të
ulët, mëri dhe dashuri.
Humnera pa fund,
shesh i qetë në pyll
Shpresa e vjetër
Bekimi i ri.
 
Bota po ngutet
me mërzi dhe gëzime.
Ti je veç një pluhur i imët
në pëllëmbën tokësore.
Që mban fatin tënd
mbi supe krenar,
një shkëndijë
unike në planin hyjnor.
 
 
***
 
Unë e di, fushëbeteja e dashurisë
është e pakuptimte tashmë
dhe bërtasin djakmarrje
Me gishtat e gjakosur.
Çdo rënkim është rrufe.
Mbrëmja është e gozhduar.
Të lutem, arsyeja ime,
ti mos më braktis.
Orkide janë plagët.
Oktapod është dëshira.
Edhe në fushëbetejën e dashurisë
S΄ka vend për dy.
E uritur për shpagim
Edhe arena me shthurjet
Këndon këngë të liga
Në dramë me radhë.
Emërtoni xhalatët
Dhe kapucët e zinj.
Ndëkshimë të drejtë
Le të ndjejnë.
Fikni hënën Ashtu,
yjet e mbrëmjes
Mbi vetmitarin e butë
Të shkëlqejnë me mëshirë.
 
Përktheu në shqip Svetoslav Stefanov
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s