Poezi nga Bibjana Kola (Ana Korça)

 
Poezi nga Bibjana Kola (Ana Korça)
 
 
E huaj mes turmës
 
Humbur në qytetin
që pulson zhurmshëm,
qytet që frymon e jeton
përmes internetit,
djaj që luajnë në përsosmëri
role engjëjsh,
iluzione optike
ëndërrash vegjetariane.
Një botë pa konture,
një botë që duhet
të shpëtojë…
E ne femijë naivë
të së shkuarës
që shohim përtej
të sotmes,
jetojmë në ëndërra,
mbajmē vizionet në jetë,
imazhit të krijuar
në imagjinatë.
botës që nuk vdes kurrë.
Koha ikën shpejt
në një drejtim të vetëm,
luftoj me të sotmen
pêr të arritur të ardhmen,
kurthit të kesaj rrjedhe kaotike;
Nje e huaj në tokë të huaj!
 
 
Vjeshtë
 
Vjeshta vërshon
me fllade, shira e ylbere,
fushave, pyjeve, lëndinave,
me drurët që kthehen ngjyrë kafe.
Gjethet e kuqe,
ndriçojnë përgjatë jeshiles…
Dimri pëshpërit ardhjen…
Sipër një liqeni,
retë coptojnë mëngjesin
mbi nje pasqyrë gri …
Vjeshta vjetërohet.
Hëna zverdh shkëlqimin
në baçet e burgosura …
Aty, këtu,
vetëm zogj të vetmuar
ndjejnë zbrazëtinë e ftohtë,
të hënës vjeshtore.
Èndërra të panumërta veshur verdhekuq ,
përzihen nënkresës
rënur gjethe pas gjethe,
dirigjuar vallzimit
lamtumirës së fundit …
Kalendari natyrës,
pregatit rizgjimin…
Unë pikturoj brenda vetes,
qiellin blu dhe perëndimet
në bregdet,
aty, ku mê fle shpirti;
ku vala më pret…
 
 
Zhytur në mendime
 
Në pragun e gjumit
dhe të zgjimit
sytë djegin nga tymi
oxhakut të jetës,
provoj të zgjoj jehonën
e viteve të egzistencës time,
tek përzihet rrëmujshëm
me shpresat dhe hapat
e hedhur kësaj udhe shtruar,
me të papritura…
Mbështillen këto mendime
në mjergullën e vjeshtës,
përzier me skenën
e gjetheve të rëna.
Mjergull: ngado mjergull…
E sytë e përlotur,
nuk shohin më kthjellime.
Në kërkim të vetes
gjej skena për të cilën,
yjet ndriçojnë natèn.
Gjej sekretet e jetës
nën dritën e hënës,
ku një yll bie nga lartësia
e rrëzohet shpresave të mia.
Përhumbur në pluhurin e
këtij udhetimi ëndërrimtar
në shkretëtirën e spirales së vetmisë,
u bëra spektatore e mendimeve të mia,
udhëtova miljona kilometra në këtë rrethore..
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s