Poezi nga Vladimir Muça

 
Poezi nga Vladimir Muça
 
 
E NGROHTË FJALA JOTE
 
Befas sa marr rrugën e Shijakut
Lehtas bien gjethet e çinarëve;
Në stinën e përndezur
Si kirurgji mishërimi përtej varrëve.
 
I përkëdhel dora jote baba
Si një frushnajë
Zbritur kodrinave.
Një kërcitje e vogël mes degëve
Zgjon krijesat e tokës.
Ditëlindjes tënde të Tetorit
Qielli mbart ngrohtësinë e një stine të ikur,
E ngrohtë fjala jote,
Mes gjethesh ëmbëlsohet pirgu i mendimëve.
 
Përmes kaltërsisë,në sytë e Tu
Shoh ëmbëlsinë e duarve të flladit,
Që Ti si në vargje,më le një magji
Që hap dyert në ledhatimin e të nesërmes,
Me ledhatimin e duarve të Tua…
 
 
ZËNKË FLOKËSH
(Shokut tim gjimnazist Xhovalinit)
 
Ne grindeshim për flokët
Në minutat e pushimit.
Ti me brilantinë i lyeje gjithnjë;
I kishe shumë të shtrenjtë,
Ti prekja s’më lije,
Për çudi,
Tani s’i ke më.
 
Flokët e mi si rrodhe,
Edhe të bardhë
Hazdisen gjithnjë;
Unë për hakmarrje i shkund ballit
E të kujtoj zënkën e flokëve.
 
 
DIKUR- ENDE
 
Më zuri befas nën hije belholla,
Të rrëqethura shpirti ndezen zjarr;
Ate çast drojtjen tej e hodha,
E humba vështrimin në sytë e sajë.
 
U ndeza zjarr natën, vonë,
Djegur shpirti si menekshetë;
Që ahere, shelgu akoma këndon
Këngë dashurie ndër fletë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s