Sarë Gjergji: Legjenda e tërfilit (POEZI QË REFLEKTON VIZION TE RI TË DRAMËS SONË… ) / Nga: Isak AHMETI

 
POEZI QË REFLEKTON VIZION TE RI TË DRAMËS SONË…
 
Sarë Gjergji: Legjenda e tërfilit, poezi, 2012
 
Sarë Gjergji, një poet elitar në letrat shqipe, pas veprave poetike: Golgotë (1994), Kontrast ngjyrash (1996), Terapia e vdekjes-rekuiem për Kosovën (2OOO), Peizazh toke (2OO4), Foc restins (Zjarr i pashuar), në gjuhën rumune, 2OO7, Dashuri e pambarim (2OO7), këto ditë doli me librin e tij më të ri: Legjenda e tërfilit. Teksti i poezisë së librit në fjalë, duke pasur parasysh llojllojshmërinë e motiveve dhe varianteve tematike , na shfaqet si model poetik i pazakontë.Është ky një tekst poetik i krijuar përmes një verbi dhe stili poetik , i cili përkon kryekreje me modelin e tij poetik të shprehur edhe më parë. Por këtu , te libri më i ri poetik i tij , shprehja është më e pasur , më precize , më e latuar , më e kondensuar , më e konsoliduar , stili poetik më i stabilizua , gjithsesi edhe më tërheqës. Prandaj me këto dhe vlera të tjera që ka , ky liber do t’ i imponohet lexuesit, madje edhe për faktin se reflekton vizion të ri të dramës sonë jetësore , që po e përcjell jo vetëm njeriun tonë , ngase
 
“Njerëzorja po humb ngadalë
nga dashuria e vrarë në shpirt
njerëz me lesh shkretëtire po vijnë
Në kërkim të unit të humbur
ishulli im i vetëm-Poezia”.
 
Vlen , por, të theksohet se gama e interesimeve poetike të S.Gjergjit është e gjerë , prek tema e probleme tejet të ndjeshme , të kohës së tashme , të kohës së shkuar , por edhe të kohës së ardhme. Poezia e tij është një shqiptim poetik thellësor i shpirtit dhe i botës së tij , i botës sonë , një shqiptim i fuqishëm artistik i problemeve dhe i dilemave jetësore , i fatit , i krenarisë , i durimit , i revoltës , i vetëdijes mitike të krijuar e të shtresuar në rrjedhë kohësh , por edhe i tragjikës që e përcolli dhe po e përcjell atë edhe në kohën tonë .
 
 
Sarë Gjergji
 
Poezia e tij,e mbrujtur dhe e ngritur nga filozofia e botës sonë , nga përvoja si shprehje dhe shqiptim i entitetit , është edhe rezultat i thellësisë së logjikës së të menduarit dhe të folurit shqip…
Për të kuptuar këtë poezi kërkohet përkushtim , një ndjenjë e ngritur për lexim të kujdesshëm e të thelluar , për studimin e pjesëve të elementeve përbërëse të vargut e të poezisë si tërësi e veçantë shprehëse kuptimore. Çdo lexim i ri i kësaj poezie të thellon dhe të shpalon cilësitë e saj , ku dalin konotime të shumta , kumtimësi e vlera.
 
Nga: Isak AHMETI

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s