Shaip Emërllahu (Maqedonia e Veriut) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Shaip Emërllahu (Maqedonia e Veriut)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind më 1962, në Trebosh, Tetovë. Fakultetin Filologjik, Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Magjistroi në Letërsi në Universitetin e Tiranës. Është doktorantë i Letërsisë në Tiranë. Botoi vëllimet me poezi “Pagëzimi i viteve” (1994), “Projekti i thyer” (1997), “Vdekja e paktë” (2001) dhe “Troja e kalit” (2018). Më vitin 2001, “Akademia Orient – Oksident” e Bukureshtit ia botoi në gjuhën shqipe dhe rumune vëllimin me poezi “Vdekja e paktë / Putina moarte”. Në vitin 2004, PEN-i kroat dhe Shoqata e Shkrimtarëve Kroatë ia botoi vëllimin dygjuhësh kroatisht/shqip, me titull “Poezi”. Në vitin 2004, Sh.B.“Feniks” nga Shkupi ia botoi në gjuhën maqedonase librin me poezi të zgjedhura “Dvorski son”. Në vitin 2000, në bashkautorësi botoi librin me dëshmi të masakrave në Kosovë shqip/anglisht “…edhe ne dëshmojmë / Ëe Ëitness”, sh.b. “Ditët e Naimit” (shqip-anglisht). Në vitin 2009, shtëpia botuese italiane “La stanca del poeta – 57”, ia botoi vëllimin me poezi “Stracci di vita”, ndërkaq, po atë vit i botohet në gjuhën angleze libri poetik “Life‘s Rags”. Më 2014, i botohet në gjuhën frënge librin me poezi “Les Albanian marathon”. Në Japoni, Junpa books ia boton poezinë në një libër me titull “Duet of Roads” (dialog poetik -Taro Aizu). Në Tajvan – 50 – DITËT E NAIMIT 2020i botohet në gjuhën kineze (mandarin) dhe në ate angleze libri “Life‘s Rags”. Më 2019, në “Kultura snov”, Zagreb, i botohet në gjuhën malajziane libri me poezi të zgjedhura “Mollët e Tetovës”. Më 2020, i del në gjuhën maqedonase libri “Konjska Troja”. Gjithashtu, cikle poetike të tij janë botuar edhe në gjuhën spanjolle, hebraike, suedeze, arabe, rumune, ukrainase, induse, turke, polake, bullgare, boshnjake etj. Poezia e tij është përfshirë në disa antologji ndërkombëtare. Ka marrë pjesë në festivale poetike ndërkombëtare dhe ato vendore. Është lauruar me çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, si; çmimin letrar për kreativitet “Naji Naaman”, në Liban, 2003, çmimin letrar “Ali Ben Ghadem”, të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë në Tunis, 2003, në Samitin Ndërkombëtar të Poezisë në Daka (Bangladesh), shpallet laureat për vitin 2019, çmimin letrar “Lyra e liqenit”, në Festivalin e Poezisë në Pogradec, 2003, çmimin letrar “Skampini”, në Festivalin e Poezisë “Lulet e Verës”, Elbasan 2002, çmimin letrar të Radio Ulqinit në Festivalin e Poezisë “Kalimera poetike”, Ulqin 2001, çmimin letrar “Dritëro Agolli” në Festivalin e Poezisë “Netët Korçare”, Korçë 2018 e të tjera.
 
 
ZBRITE MADRIDIN MES NESH
 
e shkundur gjithsesi se je kthyer
s’ka si të jetë ndryshe
pa fyer ndjenjat që u bymien në atë diell sysh
e qejfi i shpirtit ta çante tupanin e lirisë së paanë
ëndrra jote ishte tango
tango që i jepeshe dëshirës së lirë
nuk kishe gardian robi të të besdiste
me sy vrojtuesi të të vriste
hapsirën e mundësisë që ishte krejt jotja
sa një Madrid
ku luhet loja e djersën e ndryrë hedh
liria është si dielli
ku të prek qielli, qielli, qielli…
dhe përshëndet Perëndinë
e falenderon për Madridin
i kërkon të kthehesh prap
në shtëpi e prap në Madrid
ku lufta me dema ndodh këtu në Shkup
e fustanin e kuq s’ke si e vesh
se vërsulen dema, edhe desh
ec e merre vesh
ku mendon ta lësh shpirtin
e ku mishin
 
unë pres ta pij kafen në “Galaxy”
e ta dëgjoj paqën që ka marrë formën tënde
 
Madridin
zbrite mes nesh
këtu te Skederbeu në Bit Pazar
 
Zoti është një
Jeta është një
 
 
 
SILUETË GAETIANE
 
mbi atë gjideti si gji femre
                                        në Gaeta
Ditit i tregoja, Ventotenen
                    e mendimit të burgosur shqiptar
 
ngrohtësi rrëzonte shpirti
valë e nxehtë afshi
                                          fliste përballë
 
ishte dehur deti
ishte rrëmeti
kuaj të bardhë krushqie vinin me dallgë
dhëndër isha zgjuar, nuse kisha në kalë
 
një këngë e dehur dasme me klarinet
                                                 përdridhej jugut
 
arbëreshe më zbriste nusja
 
siluetë qe Diti
                          siluetë
që zhdirgjej gjirit tënd
si gjideti në Gaetë.
 
 
TROJA E KALIT
 
me thikat kafshuar
zgjerohet gjeografia e trokut
                                       të kalit të Trojës
pëlcet
e s’ta kap ajo e vockla mendje
si e hamë karemin
kur hijet na e veshin trupin
pashë e më pashë me Trojën e kalit
e na bëhet më e bardhë se bora
shkuma e gojës
 
tavolinat na i mbushë
 
askush s’ia turbullon koklës së qejfit
 
ç’na mbet nga Troja
përveç kalit
                     me hingëllimën e hiles
 
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s