PAZARI I LIBRAVE / Poezi nga Bardhyl Londo

 
Poezi nga Bardhyl Londo
 
 
PAZARI I LIBRAVE
 
Ata i sjellin si në një thertore,
i shtrijnë mbi bordura, mbi bulevard.
Dorën zgjat njeri dhe kap Sollzhenjicinin,
sikur e nxjerr nga një gulag.
 
Një tjeter fut kthetrat në një trastë,
e zeze trasta si një korb,
Hygonë nxjerr pa e ditur ç’ po bën,
sikur e nxjerr nga një katakomb.
 
Një tjetër rras dorën në një qese,
i nervozuar kërkon si nga hataja,
Kamynë tim të dashur sa më larg e shtrin
frikë sikur të ketë nga murtaja.
 
Shekspirin e shtrijnë mbi trotuare,
Danten në vetmi e flakin me përçmim,
Eluari sa nxjerr kokën nga thesi,
delikat psherëtin: mirëdita trishtim.
 
Kafka rrebelohet të dalë sa më parë,
një qoshe kërkon të largët,
Dostojevski dridhet ballë kazinosë,
mjekrra i rrallohet,i kullojnë jargët.
 
Tek këmbët e Sartrit, koka e Prustit,
Kavafin e flakin diku larg si barbar.
Don Kishoti bredh qoshe më qoshe
për Rosinantin kërkon një tufë bar.
 
Dhe dergjen të bindur, të nënështruar
ata që gjithë jetën s’ e ulën kokën kurrë.
Shitësit në mbrëmje numërojnë qindarkat,
pak bukë shkojnë të blejnë në furrë.
 
Kështu e kalojnë veren, kështu vjeshtën,
kurrë s’ u ndjenë, kurrë s’ bënë zhurmë.
Ata që shtrihen mbi trotuar janë më fatkeqë,
ata mbi bordura me fatlumë.
 
O qytet i absurdit, i çudirave
që të urrej dhe të dua me një dashuri të rrallë.
Mëshirë për këtë thertore, për këtë treg skllevërish,
për këtë pazar të gjësë së gjallë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s