Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
DEDIKIM
 
Ajo u zgjua me një buzëqeshje,
si drita e diellit që ngroh një mal,
Sa mua s’di se pse m’u duk
dhe fryma e zogjve sikur u ndal.
 
Ndaloi një çast dhe zemra ime,
buzëqeshja e saj ish kthyer “mall”,
ajo po kthehej nga një ëndërr,
ndaj ‘’orët’’ ndalën si në përrallë.
 
Ajo po zgjohej e pranvertë
siç bën një flutur zakonisht,
Një dritë e dielltë mbi sytë e blertë,
po puthte shpirtin e saj të brishtë.
 
 
KOHË VJESHTE
 
Po më merr malli pèr ty, e di ?
për ëndrrën tënde të pathënë,
si fluturza të heshtura ca puthje flenë,
flokëve ku ulej një gjysmëhënë…
 
Po më merr malli pèr ty, e di?
Kjo kohë vjeshte më sjell trishtim
Une nuk jam unë kur mungon ti
por qielli gri që mërmërin .
 
Po më merr malli pèr ty, e di?
pa ty u ndjekam e tëra bosh
si mall i tokës pèr ditë me shi .
(Nuk është e thënë të më besosh)
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s