Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Rënia e pikëzave!
 
Jam shi që bie si melankoli,
mbi kodrat e buta cipëthara,
mbi qerpikët e tu të gurëzuar nga ëndrrat e gjata!
 
Shi që bie mbi fjalët e acarta,
që pikon durim në rregullin e rënies,
sa mjeshtërisht pikat ruajnë hapësirën e puthjes,
me prekjet e ngrata,
sikur njeriu…..
 
Shi mendimesh që qetojnë erën e vjeshtës,
erën e pikëpamjeve furtunë,
në pragun e të pathënave,
një prag gërmadhë pa konture, pa gurë,
por me shikim te nxehtë,
i ftoh shiu im!
 
Pikëzat e mia mbathën këpucë,
ecën rrjesht në modernizmin e tyre,
u tremb romantika nga ikja,
u tremb dhe shpirti nga koritja.
 
Ecje e magjishme pikëzash,
futur nën rrënjë a nën varre,
pikëzat e mia shndrijnë mbi ballin tënd,
si pendim a dëshirë,
për këtë duhen pyetur thellësitë!
 
Pikëzat e shiut,
si velvet shkasin mbi shikim,
cingërijnë mbi trotuar,
dhe kthejnë sytë nga unë,
oh ç’shikim!
 
Bie si shi,
mbi buzë të tuat,
që gjithmonë mbetën të ashpra,
dhe të burrëruara!
 
Bie një shi tani,
është vjeshtë,
gjithçka zbutet!
 
 
I dua tmerrësisht të vdekurit e mi!
 
Lart nga cepat e çadrave shumëmgjyrëshe kujtimet në kutiza hojesh pikojnë mbi pëllëmbët e mia,
dy duar plot,
lava sytë me to dhe shikimi m’u ëmbëlsua,
pikëzat e lotit si stalakmite ngrinë kohën e shkuar,
atë të mjaltën,
varur vezullime frymash përreth stalaktiteve,
copëzat e shpirtit tim romb kristali,
thyen pamjet e mrekullueshme!
 
Zvogëlohem sa një pikë loti!
 
Lotuese e vockël që ujit stinë malli,
eci buzë historizave të mia,
e veshur me fustanet e ylberit,
kaloj nga frymët që hojëzat më mbushën plot zilka që një ditë ranë plot tringëllimë,
të vdekurit e mi të mënçur në shtatë ngjyra ylberi shtrirë,
më shkrinë lotët në një kupë,
e vështirë për t’u pirë!
 
Por unë i dua tmerrësisht të vdekurit e mi,
udhën e treguar nga ata aq bukur,
ku unë eca si flutur!
 
Pa to unë një e paemër e pagojë,
me to zë shekullor,
iki krijoj nektarin tim,
parathanë zotat dikur,
“pikoftë si muzë”.
 
Muza është dritnata jonë,
unë dhe ata,
lulnojmë në një univers,
nëse shihemi ose jo,
ç’rëndësi ka!
 
 
***
 
Fillimi!
Asht fundi i diçkaje!
Asht fillimi i gjithçkaje!
Asht hapja e qerpikëve të bot’s në një mëngjes pas lufte armësh a dashunish!
 
Fillimi asht pamundësia e dekës për me ken fituse!
Asht limdja jeme, bijes teme, e nan’s teme!
Asht nji plagosje zemre kur ajo fillon e përtrihet!
Asht nji qëndres karakterit që n’kry!
 
Asht geni yt i formsue që bahet rroba ma e shtrenjt t’cilën nuk munesh me e ble kurrë ma von!
Asht aroma ma e parë mbledh livadhit gjenezës që duhesh me e kremtue!
Asht krisja e paralajmërueme prej trandjeve bespreme!
Asht nji dënim i marrë shtatë pash në dhe futun i andrrës ma t’vshtir’!
 
Asht nji shkronjtore ku shkruhen t’tana historitë nga nji pikë e përbashkët,
varka e Noes!
Asht dridhma e të parës fjalë që t’robnon për tan jet’n anë e pa anë,
“të due”,
ama asht e vetmja gja ma e bukur që kujton!
Të tjerat pas saj janë thjesht kronologji!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s