Poezi nga Enxhi Drapi

 
Poezi nga Enxhi Drapi
 
 
Dosje pendimesh
 
Diku gjëkundi larg diçka ka mbetur
Tretur nëpër muzgje diejsh e çelje perëndimesh
Lodhshëm mjegulla shpohet me rrezen rrokur
Rrokur, mban në krahë një dosje pendimesh.
 
Abazhurë të çakorduar në qiell të hapur
Turbullojnë ditën që s’njeh vetmi
Shoqëri i bëjnë njerëzit e mplakur
Të mplakur, si retë e zeza para se të bjerë shi.
 
 
Përmbysje netësh
 
E mbushur dita me vetmi,
Histori,
Ligësi.
Shpirt të zi…
 
E mërzitshme bota
Në mejhane, pafund gota
Makina, pa rrota
Drithërima, akuj të ftohta.
 
E mbusha gotën me mërzi
Filxhanin, plot me raki
Sharmin, e hoqa
Logjikën, e dogja.
 
Përbrënda përmbyseshin netët
Në duar, digjeshin fletët
Kujtesa, fshinte ditët
Të gjithë, zgjidhur nga frerët.
 
Gotat i ktheva
Më pas i theva, i shpërtheva
Në gjoks, dhimbje ndjeva
Nga bota u zhgënjeva.
 
Shkova dhe fjeta
Siç e kisha lënë, mejhanen gjeta
Gjithçka bëhet si duan të metët
Në fund, fajin e kanë poetët.
 
©️Enxhi Drapi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s