Poezi nga Fejzi Murati

 
Poezi nga Fejzi Murati
 
 
FRIKË DHE MARRËZI
 
Sytë e tu liqene ujëbore,
mes tyre më fton një ëndërr…
një shpresë.
Po unë kam frikë të zhytem ndër ta,
kam frike mos mbytem,
mos vdes!
 
Kam frikë se vdes nga malli për ty,
nga dashuria për ty
kam frikë se vdes,
kam frikë se avullohem si vesa prej diellit
dhe ëndrra këputet në mes.
 
U druhem legjendave për nimfa e zana malesh,
u druhem rrëfenjave
me netë mitologjike,
aq sa me tërheqin dhe me trembin ata sy
po aq më tremb heshtja jote
me bukuri magjike.
 
Heshtje që flet
sa mijëra e mijëra fjalë,
heshtje aq e bukur plot me emocione,
heshtje e mbushur me dashuri e mall
e derdhur në sytë e tu
liqene ujebore.
 
E megjithëse më tremb kristali i syve të tu,
unë prapë eci
si i verbëri drejt zjarrit,
i mbushur shpirtërisht me dashurinë për ty
një dashuri e marrë prej të marri.
 
 
OMERI DHE H-OMERI
 
Pëshëndetje Homer, babai i letërsië antike!
Shumë kohë përpara teje,
patëm edhe ne një Omer
lindur në Bjeshkët tona kreshnike!
 
Nuk ta dimë vendlindjen,
as kohën e saktë kur linde,
por këngët e tua vunë themelet e poezisë në botën mbarë.
Luftëtarët trojanë dhe aventurat e Odiseut
i ktheve në heronj legjendarë.
 
Hiç mos të të vijë keq që grekët e lashtë
emrit tënd Omer, i vendosën një H përpara
si simbol i helenizmit për të të bërë helen,
sikur donin pas vetes të të lidhnin me pranga.
 
Emri yt me H apo ha H pushtoi botën
dhe verbërinë e stisur e ktheu në dritë.
Më shumë se helenët lart ngrite Trojën,
përballë dredhive greke, vure trimëritë.
 
Trimëri që i bëjnë vetëm ata që duan trojet,
si Omeri ynë dy mijë vjet përpara trojanëve.
Shtatëvjeçar ra nën hijen e rrepeve të Jutmbinës
përballë pushtuesve dhe barbarëve.
 
Ti përjetsove trimëritë trojane në këngë,
Omeri përjetsoi trimërinë ilire me topuz e gjakun e tij
që trojet të mos tjetërsoheshin si trojet trojane,
që bjeshkët e Jutbina të mbretëronin në liri.
 
Përpara teje patëm dhe e kemi akoma një Omer
të lartësuar në këngët tona legjendare.
Ndoshta… emrin e tij lavdiplot more për vete,
ndoshta krenar përjetsisht emrin e tj mbajte.
 
Ne troje quajmë vendin ku lindemi e vdesim.
Për trojet edhe nën varr nuk na tret dheu,
të gjallë a të vdekur atdheun kemi në zemër,
siç kishte Itakën Odiseu.
 
 
LOJË YLBERËSH
 
Pranvera erdhi mes lulesh dhe shirash,
pranvera erdhi me diellin e dashurisë mbi ball,
mes shirave dhe rrezeve diellore,
lindën ylberët
mbushur me dritë,
ngarkuar me mall.
 
Ishin ylber dashurish
me shtatëqind ngjyra,
ishte dashuri ylberësh plot jetë e gëzim,
mes sfondit të ngjyrave dhe dritave
portreti yt pushtoi shpirtin tim.
 
I malluar nga malli i madh për ty
pjesë e ylberëve do të bëhem çdo ditë,
që ti t’më futesh si ëndërr pranvere në gji
që ti të bëhesh,
ylberi im në shpirt!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s