Poezi nga Iliaz Bobaj

 
Poezi nga Iliaz Bobaj
 
 
VENDIMI I PAFIRMOSUR
 
E kam marrë shpesh rrugën e ikjes,
i vetëm krejt si eremit.
-Jo, këtë herë,- thoshja me vete,-
s’më vënë dot fre as perënditë!
 
E bindja veten: -Merr lirinë,
largohu nga rrugicë e heshtjes,
s’të lidh më gjë me dashurinë,
ajo jep shpirt në shtrat të vdekjes.
 
S’doja t’ia dija ç’lija prapa,
më kot lodhej me mua bindja,
sa më thosh: ”ik!” gjyqtarja gojë,
rrëmbeja veten edhe ikja.
 
Rendja ku më thosh kotësia,
i lirë si ëndrra nëpër natë,
po rrugë e ikjes, tinëzisht,
aty tek ti më sillte prapë.
 
Tek ti si foshnjëza nga dora,
më sillte pa kuptuar këmba,
se çdo vendim që merrte goja,
nuk donte ta firmoste zemra.
 
Kjo aventurë me ik e ardhje,
një jetë të tërë nuk ka të sosur.
E ku të shkoj, më thoni, ku,
me një vendim të pafirmosur?
 
 
VARËSJA E RROBAVE
 
Në koridorin e shtëpisë,
ishte një varëse rrobash.
Rrinte përherë në të njëjtin vend,
si shërbëtorët e hoteleve të shtrenjtë pas portës.
Varësja kishte pesë krahë si duar të hapura,
për të varur rrobat në to.
Vetëm njëra prej tyre rrinte përherë bosh,
si një pikëpyetje pa përgjigje.
Ishte përherë e njëjta prej tyre,
përherë në shoqëri me vetminë e heshtur.
Në të nuk varte rroba askush.
Aty varej mungesa e dikujt…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s