Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
VJESHTËRON
 
Se ti, o shpirt i ngratë që veçse dashuron,
Në kohë vjeshtërimi së brendshmi zë loton,
Se plagën tënde një lis në shpat ta di,
Se retë po mbledhin firma të bëjnë partinë gri,
Se gjethet mezi presin të shkojnë në arrati,
Se zogjtë tremburisht po struken në vetmi,
Se mjegullat po hedhin shajet ndër lugina,
Se vesa e mëngjezit po pret ta ngrijë bryma,
Se qielli hieroglife do shkruajë me vetëtima,
Se pisha do blerojë sërish për dashurinë
Dho lotin tënd të mardhur ta fshin me psherëtimë.
 
 
SE NJË DITË
 
Do të ikim një ditë dhe ne nga kjo botë.
Të dashuruar a të ndarë,kjo pa kurrëfarë rëndësi,
Të gjymtuar a të plotë,
Të qeshur a të qarë,
Me kuje apo në më të fshehtën fshetësi,
Veç ikja ikje do të jetë,
Një boshësi në zbrazëti.
 
Nuk do të marrim asgjë me vete,
Siç bëjnë lumenjtë në stuhi,
Ca plagë plasmasesh do varen në rrepe,
Nëse do të mbahen dhe ata pas nesh gjithsesi.
 
Kjo botë s’ka lënë mbi dhe të rinj a të vjetër,
Të mençur a të shkarë,
Të zgjuar a të fjetur,
Komanda e verbër e vdekjes me marsh funebër të gjithë i ka marrë.
 
Veç mundohu të lësh diçka pas ikjes,
Mundësinë e të lindurit një lule mbi varrin tënd,
Të mos lësh aromën e neveritjes,
Të mos mbijë mbi varrin tënd asnjë gjemb.
 
 
TË KUJTOHET?

Të porsafejuar ishim dhe të kërkova të vinim në fshat,
Ditëlindjen kish babai,
Të kujtohet?
 
Yt atë nuk donte të të linte,
Kishte frikë,
Të kujtohet?
 
Halloja jote flokezemërbardhë ia mbushi mendjen,
Hyri mes frikës si garanci,
Të kujtohet?
 
Po rruga nën dushqe e zogj
Dhe ti që fërgelloje nga frika,
Të kujtohet?
 
Po puthjet, shtrëngimet
Dhe aspak më tutje,
Të kujtohen?
 
Po puthja në ballë e babait
Sikur të kishte bijën e tij të dytë,
Të kujtohet?
 
Po dhoma ku na shtruan e na lanë vetëm të dy pa dritë
Dhe ti mbulove kokën me frikë,
Të kujtohet?
 
Po besa ime,
Që vetëm besë nuk duhej të ishtë atë natë-ditë,
Të kujtohet?
 
Po sot që guximi yt trimërohet
Dhe më nxjerr në pah pazotësitë?
Dhe marrëzi të tilla në jetë pranohen.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s