Poezi nga Nexhare Reçica

 
Poezi nga Nexhare Reçica
 
 
KUPTIMI I JETËS TIME
 
Ti je kuptimi i jetës time,
Edhe atëherê kur e vetmuar jam,
Në mesin e mijëra njerëzve!
 
Në krahun tënd
Pushon malli im i përvëluar.
Kur ti buzëqesh
Yjet derdhin shkëlqim,
Nën te futem si pëllumbeshë!
 
Në orët e vona të mesnatës,
Ëndërrat syrin e pushtuan!
Shtrydhin ditët e mia
Kur puthje ime të vuri në gjumë!
 
Ti je kuptimi i jetës time,
Kur fshihesh në buzëqeshje
Për fatin tim fatlumë,
Kur të dua aq shumë!
 
Në jetë më bëre aq të fortë
Kur më ngrite gjer në qiell,
Pa ty nuk do të ekzistoj
Ndjeva zemrën në planetin tjetër!
 
 
LERMË TË NGRIS NJË KALA
 
Lermë të të dua
Edhe kur jemi larg,
Nga dashuria ime
Do të ngris një kala!
 
Që të jesh hija ime
Ngado që të shkosh,
Të vdesish nga dashuri
E të ringjallesh sërish!
 
Lermë të të përkund
Që të ecësh në lumë,
Do të zgjohesh
Në anijën e përjetësisë!
 
 
TË NJOHA SOT APO MË PARË
 
Të njoha sot
Apo shekull më parë?
U mëshehe në mua
Apo në detin me valë?
 
Të njoha sot
Këtë ditë të qetë,
Apo ditëve të zhurëshme
Kohë më parë?
 
Të njoha sot
Me qerpikun hije,
Apo dole nga ëndërrat e mia?
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s