Bujar Plloshtani (Maqedonia e Veriut) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Bujar Plloshtani (Maqedonia e Veriut)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Bujar Plloshtani, poet dhe eseist. Ka kryer studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore.
Në Tetor 2007, themelon Shoqatën e artistëve «Pushkin» dhe zgjidhet kryetar i saj. Më 2010, emërohet anëtar i Shoqatës së Poetëve të Japonisë,
Është Anëtar i Dhomës së Festivalit të poezisë Ura-Poetike: «AMA-HASHI», Kyoto, Japoni.
«Duet of Azure» është libri ku poezitë e tij janë përkthyer në gjuhën angleze dhe japoneze nga JUNPA BOOKS, Japoni. Është fitues i Festivalit Letrar për të Rinj «Tirana 2016» – Edicioni II
Çmimi i Parë i Jurisë për esenë «Mbi ekzistencializmin».
Ka botuar librat: «Nga regjia e shpirtit» – poezi (2007); «Traktati mbi arsyen e mendimit» – letra filozofike (2009); «Mbi arsyen e fjalës» – poezi (2010). «Etikë dhe Politikë» – filozofi politike (2018), «Duet of Azure» – poezi e përkthyer në anglisht dhe japonisht (2018), «Filozofia e fjalës» – poezi (2020).
 
 
FLOKËT E THINJURA TË NËNËS
 
Flokët e thinjura të nënës,
Ishin rralluar shumë.
Gjaku i është bërë ujë,
Fytyra e venitur pa ngjyrë.
 
Flokët e thinjura të nënës,
Edhe ashtu të rralluara.
Flokët nuk i preu,
Mërzia në buzë i ngriu.
 
 
PAMJE ZVERDHAKE
 
Hëna u zverdh
edhe llambushka e poetit
të zverdhur dhe njerëzit
si gjethet e arta të vjeshtës
pamje e zverdhur
ka mbirë në qytet
te hëna kaloi tejpërtej
një trup i ngurtë
te unë një trup i huaj.
 
 
KUR TOKA MË THËRRET
               në stilin e Marc Chagall
 
S’e di në patëm jetuar ndonjëherë
As e di nëse po jetojmë dhe tani
Përpiqem të shoh përtej mureve
As veten as botën më nuk arrij ta njoh
Drejt dhembjes së vjetër ikën tutje trupi im
Bashkë me ëndrrat e fashitura ndër kohë
Toka më thërret
Prej një indi në tjetrin më thërret
Për baltën që e ka zënë errësira
Dritë e shkëlqimit tënd
Kur toka më thërret
Pirg dhimbjesh njëra mbi tjetrën
Me bojën e gjakut që nuk shteret
Ta shuaj një mërzi të mbirë pafund
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s