Kalendari poetik: Miguel Ángel Asturias (1899-1974) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Miguel Ángel Asturias
 
Kalendari poetik: Miguel Ángel Asturias (1899-1974)
 
Nesër, më 19 tetor, është data e lindjes së nobelistit guatemalas; ishte poet, shkrimtar, dramaturg, diplomat dhe gazetar. Për shkak të përndjekjeve prej regjimeve diktatoriale në Guatemalë, jetoi shumë vite jashtë shtetit, si në Meksikë, Argjentinë, Itali, Francë, Spanjë, ku edhe ndrroi jetë më 9 qershor 1974. U varros, sipas vullnetit të tij në varrezat Père Lachaise, në Paris. Janë të njohur romanet e tij “Zoti President”, “Papa Jeshil”, të cilët janë botuar edhe në shqip në vitet ’70…diktatori ynë i urrente diktatorët e tjerë nëpër botë. Më kanë mbetur në mendje disa rreshta nga “Papa Jeshil”, ku një senator amerikan, mes të tjerash thotë: “Më duket se ne i mbajmë disa regjime diktatoriale më këmbë, me qëllim që kur të pushtojmë vendet e tyre, populli të na presë si çlirimtarë…”
Ja një poezi nga nobelisti guatemalas:
 
 
GUATEMALA
 
…Ne, që ende jetojmë mbi këtë dhé
u drejtohemi atyre nën dhé,
atje, te rrënjët e pemëve,
me to, mes tyre,
si bimë që ndjejnë, shikojnë, dëgjojnë,
që i quajmë të vdekur, sepse kështu u themi.
 
Ne, që na lëviz gjaku
dhe marrim e nxjerrim frymë dhe mendimin,
atë mendim, që frymë e Zotit është,
e drejtojmë tek ata që gjak s’kanë më,
as frymë, as mendim,
as limfë që papushim lëvrin drejt gëzimeve të lagështisë,
sepse tashmë janë pjesë e tokës së ngurtë,
metalizuar deri në asht të kafkës,
që leshtë i la në luftë
për tullën pa flokë të luftës,
ndër dherat e vajisur me ar të zi,
ar i veshur në zi për luftën…
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s