Merita Paparisto (Albania -Kanada) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Merita Paparisto (Albania -Kanada)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Merita Paparisto ka lindur dhe është rritur në qytetin e Elbasanit. Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Financë. Të shkruarit është hobi dhe pasioni i saj.
Ajo ka publikuar tre libra me poezi “Kristal nëmjegull” (2005), “Përtej…”(2018) “Solstice” (2020) si dhe një libër me tregime “Marrëzia e viteve të thyera” (2020)
Merita ka përkthyer nga anglishtja në shqip dhe anasjelltas për shumë revista letrare dhe antologji .
Ajo gjithashtu ka botuar një libër me tregime të autorëve të njohur si Joyce, Capote, Chopin, Virginia Wolf, O’ Henry, Poe, etj. të përkthyera nga anglishja, titullur “Tregime të zgjedhura”
Të tjera poezi të saj përkthime dhe tregim, janë të publikuara në blogun e saj: ( http://www.kamomila-kamomila.blogspot.com).
 
 
FLUTURA TË VDEKURA
 
Eshtë verë e nxehtë,
Fryjnë afshe të ngrohta
dhe bien flutura të vdekura.
 
Ajme, sapak! Shpirt’ i tyre!
Fundja ato jetojnë vetëm disa ditë
pastaj vdesin për t’u ringjallur
brenda fundbarkut tonë
ku përsëri do të vriten nga ne
në një mënyrë apo në një tjetër!
 
 
LULE – AKSHAMI
 
e uli fustanin dita
e mbuloi gjunjët
çeli lule-akshami, e kuqe
në fund të oborrit.
etja e hinkëzës së pushtë
si puthje.
qepallat fshehin sytë
ndërsa lule akshami fshehurazi
i hap gjoksin natës
e nata vesën derdh mbi petal’
 
në mëngjes, zgjohet vajzë e vogël
me fustanin mbi gjunjë
rend në fund të oborrit
shtrydh mes gishtave të hollë
petalen e mbyllur të lules
me lëngun e kuq
lyen buzët e njoma.
 
 
MOS MË THUAJ …
 
Mos më thuaj…
Që shpesh jam e pa kuptueshme
zgjohem në mesnatë pa shkak
flas për gjëra të çuditëshme…
dëgjoj muzikë pa pushim
kërkoj gjithmonë diçka pa emër
që t’i jap frymë e zemër…
 
Eshtë faji i yjeve.
Më shtien zjarr në kapilarë
fryn batica brigjet e derdhet
ngrihen dallgë e shpërthejnë stuhira
gjumi mezi gjen një vend
ku të futet i trembur…të fshihet.
 
Ja, qëndroj në errësirë
në kopështin pas shtëpisë.
Unë, një shishe verë e përgjysmuar
nën dritën e xixëllonjave.
 
Shkul vargje të harlisur dhe përpiqem
t’i mbjell me një laps
në një fletore me rreshta.
Pastaj i gris fletët
dhe i bëj avione…varka letre dhe i nis.
 
Mos më thuaj…
që ende nuk të kanë mbërritur!
 
 
RRËSHIRË
 
Si ndodhi
që u ngjita kështu pas teje?
Plaga jote,
njëqind vjet që kullonte rrëshirë.
 
Nuk mund as të të përqafoja
pa ndjerë dhimbje në gjoks.
Shenja mavi gërvishtjesh,
hieroglife të një gjuhe
të panjohur për njerëzit.
 
Edhe puthja kishte shijen e gjakut
të buzëve të plagosura.
Aroma jote prej pishe
m’i shponte mushkëritë.
 
Nga të gjeta ty, në gjithë atë pyll ?
Pemë plot,
me gjethe të buta, të mëdha, ftuese…
lëkundeshin sa here që merrja frymë
“mirupafshim…kur do vish përsëri?”
Ti, bredh krishtindjesh
Pa zbukurime, pa dhurata.
 
Në plagën tënde nga rridhte rrëshira
njëqind vjet,
Lëkura e mollëzave të gishtrinjvetë mi
e vulosur…
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s