Poezi nga Syhejl Havolli

 
Poezi nga Syhejl Havolli
 
 
MOS M’I SHIKO THINJAT
 
Mos m’i shiko thinjat
Miku im – ende jam i ri
Është malli për tokën time
Që më falë dhembje e mërzi
 
Nëse nuk di ç’është mërgimi
Ç’është hyjnorja e punës
Nëse rrugëve të metropoleve
S’ke shitur krahun për mëditje
 
Mos m’i shiko thinjat
Ende jam i ri
 
Nëse nuk di ç’janë
Sharjet, fyerjet
Nëse nuk je detyruar të heshtësh
Dhe të qeshësh me zor
 
Mos aludo në thinjat e mia
Miku im
Janë gjurmët e dhembjes
Që më herët se ty
Më shpien në pleqëri.
 
 
L Y P S A R I
 
Lypsari në lagje ofshanë
Tek shtrëngon shpresën me duart e durimit
 
Përtej lagjes ashtu siç ka nisur
Ka aguar dita e ka zënë nata
Kafshata gacë i bëhet shpirtit
 
Kah ecën dielli – rrugë bën
Për të fshirë djersën e uratës
 
Kështu e ka çdo ditë
Bashkë me hapin e cunguar
Me duar të plasaritura
Me sy të mbyllur sheh mjerimin
 
O Shpirt
Në vend të mposhtjes dhe tundimit
Hatri yt u bëra lypsar
Krejt naiv dhe i pambrojtur
 
Më gjëmon në vesh
E dëgjoj shpesh këtë fjalë
Jam bërë prush për ty
 
Në mëngjes qeshet si dielli
Dhembjen largon tek secila fytyrë.
 
 
SHIU TOKËN ËMBËLSON
 
Më thahet goja
Në këtë natë të gjatë
Deri në agim
 
Në hajat dua natë yjendezur
Jo me sy të përlotur
Me jetë të përgjumur
Natë të tillë nuk dua
 
Muri ka nxjerrë lot
Si degët e prera filiz
 
U mbulua hana me re
Qielli u bë pus
 
Bie shi gjerbë qiejsh
Hana zbret në tokë
E jo në detin e vdekur
 
Nuk dua zëra
Me shpirt e zemër të molisur
 
O shi sa i ëmbël që je
Ti tokën ëmbëlson.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s