Zade Kuqi (Kosovë) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Zade Kuqi (Kosovë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Zade Kuqi lindi në Junik, Kosovë.Përfundoi studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega: Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Është e punesuar në administratën e MPB dhe Editore e SHB ,, Pjeter Bogdani’’
Ba botuar librat: “Amaneti piu detin”, përmbledhje poezish, SHB “Rozafa”, 2016 Prishtinë, “Pa mua, botë, mos u fundos”, përmbledhje poezish, SHB “Rozafa” 2016, Prishtinë, “Buzëqeshja e përgjakur”, përmbledhje poezish, SHB “Rozafa” 2016, Prishtinë.
“Fluturimi i jasemintë”, përmbledhje prozash poetike, SHB “Pjetër Bogdani”, 2017, Prishtinë., “No passaran”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2017, Prishtinë, “Trendafili i pasionit”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2017, Prishtinë, “Legjenda e pikëlluar”, përmbledhje tregimesh, SHB “Pjetër Bogdani”, 2018, Prishtinë, “Lahem furtunës violet”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2018, Prishtinë, “Shtepia blu e errët”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2018, Prishtinë,“Perseveranter”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2019, Prishtinë, “Bima e oshtimës”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2019, Prishtinë, “Infinitin e kristaleve po thërrmoj”, përmbledhje poezish, SHB “Pjetër Bogdani”, 2019, Prishtinë, “Flokët e vetetimave”, poemë, SHB “Pjetër Bogdani”, 2020, Prishtinë.
 
 
KE SHKRUAR ME GJAKUN TIM, SIMONE DË BOVOAR!
 
Po eci buzë greminës, qiej të turbullt më përcjellin
para, pas;
po këputem, të dëgjoj fishkëllimën e stacionit
dhe s’më the se s’do të vije.
Po përpëlitem në kënaqësinë e tmerrit, ti sheh vëngër
n’qytetin e iluzioneve të humbura,
kur koha bënë pirueta.
Para e pas era përcjell lëmshe të paqarta qiejsh të zinj
e ti s’më the se s’do të vije,
të prita kot n’atë muzg të pazbardhur
e keq mbushur me hije.
Hëna sonte pushon n’supin tim të majtë dhe era tund
lehtë një bisk të ri bliri që s’di pse tund degët
andej-këtej.
 
Kujtohem, a thua pse në qytetin e iluzioneve të humbura
këmbanat e natës bien për pak dashuri e vdekje
të zbrazët.
Nëse një re vere derdh shiun mbi këmbët e mia
dhe rrugët e molisura nga oshtima nuk dëgjohen ç’shohin,
atëherë pse përballë meje, diku larg
vetëtimat me shpatën e tyre prej flake presin
dhe marin me vete shiun,
oh, kjo kalon logjikën e fshehtësive të hijeve,
a nuk është e çuditshme nata pa ty,
kur veprimet e parimit reverzibil të dreqit i kanë
që t’i kthejnë mëkatet mbi fron,
prandaj po eliminojnë urat që mbi shpatulla ti i mbanë,
që me lotët e mi nuk i lë të të ndryshken shpatullat,
damarët dhe rrugët,
kur ti shkon dhe kthen.
 
 
QENKAN PJEKUR MOLLËT!
 
Dhe gjinjtë e mi janë vjeshtë,
vjeshtë e kaq muzgjeve.
Kafshimet i ëndërrojnë të ëmbla, si tinguj nga një oboe
në sfondin e pakufishëm të shijës historike.
 
Nuk i kuptoni as tash teoritë mizore për kufijtë e mi?
As si shtrembërojnë maskat mbi fytyra
dhe shumë më tepër që shtrembërojnë unazat
në gishtat e martesave që janë ato finesa
pse kanë shpënë lehjet e qenve në garën e damkave,
por i kanë shpënë rrugëve të panjohura
drejt luftrave civile,
prandaj, protestoni, eshtra, bile ua kërkoj të protestoni,
rrotull shportave me plehra,
pse nga perënditë në parlamente
dhe shoqëri civile
nuk ju ha askush?
 
 
LUSPAT E LULEVE
 
Historia me duket greminë e zezë,
si lulet e së keqes, këta qiejtëmbushur
mevdekjensishpëtim.
I urrejdhes’iurrejkëtoblutëpafundme.
Vesa, vallë, i lagumjafttëgjithaluspat e luleve,
nëkopshtin e buzëvetua,
nëkopshtin e hapësiravetëzbazëta,
pseqanëfëmijanëpallatin e braktisurtëdashurisë?
Ikën e kthyen e prapëikën e prapëkthyen
në tri stinëtëndryshme,
gjethet e bardhatëakacieve, sipendlabishtashshpezësh,
qëulen e ngrihen e prapëafrohen e largohen,
njëjtësigjethet,
njëjtë, sistinët e humburanëditët e veta,
pamundurtëgjejnëujëtëpijshëm për vete.
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s