Flatrat e qiririt… / Poezi nga Ilir Paja

 
Poezi nga Ilir Paja
 
Flatrat e qiririt…
 
Flaka nuk e prushon errësirën.
Era që zbriti nga pemë e sapo mbjellë
Iu afrua dritës së flakës grua e zhveshur…
Kur drita ra mbi një gur, brenda tij si shekulli
Priste marrjen e gjakut një burrë veshur me pushkë.
Një frymë ajri i jep flakës dridhjen e ndrojtjes së
Një fëmije që humbi njërin prind në divorc.
Errësira ka pamjen e hirit…
Flaka nis të ngrihet krahë shpendi
Pasi përplaset me natën
Pa u joshur prej saj fole…
Gjithçka fle. Dhe vetë uria.
Nga pas flatrën e flakës së qiririt
E qëllon një copë gur, i veshur si burrë…
Është gruaja e zhveshur që e mbështjell,
kjo erë e çmendur që shkrin qiri
dhe një pushkë…
Agshlon.
Dita shtrihet qiri i shkrirë.
Flatrat e flakës janë qepur pas erërave.
Pa u ndalur në asnjë vdekje, vrasje, prehje.
Në pluhurin e fluturimit lënë aty natën.
Errësira do mbetet burrë i fshehur…
Në kthim flaka ulet në të gjithë qirinjtë
Që presin erën e zhveshur..

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s