Mexhid Mehmeti (Kosovë) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Mexhid Mehmeti (Kosovë)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Mexhid MEHMETI, autor i 45 ve¬pra¬ve (poe¬zi, poema, tregime, novela, ro¬ma¬ne, dra¬ma, kri¬¬¬tikë letrare e publi¬cis¬tikë), i prezantuar në disa anto¬logji po¬e¬ti¬ke, tekste univer¬si¬ta¬re, leksikone, al¬bu¬¬me, bo¬ti¬¬me kri¬tike, në shq¬ip, ang¬li¬sht, itali¬sht, gjer¬ma¬ni¬sht, ru¬¬ma¬nisht, bosh¬nja¬kisht, kinezisht e gju¬hë të tjera, është fitues i disa çmi¬me¬ve për po¬¬ezi, i Çmimit Hivzi Sulejmani të Li¬dh¬jes së Shk¬rimtarëve të Kosovës, për roma¬nin Shtatë ditë pas vdekjes, fitues i Çmimit Ymer Elshani të Kar¬vanit Poetik Agim Deva për roma¬nin trevë¬lli¬mësh për fëmijë Çama¬rro¬kët, laureat i Çmimit Vehbi Kikaj për roma¬nin shtatëvëllimësh Ecejaket e Hero Lin¬dit (ro¬man i vetëm shtatë¬vë¬lli¬mësh në le¬tër¬sinë shqipe), të cilin në 10-vjetorin e Pa¬va¬rësisë së Kosovës ia ndau Ministria për Kulturë e Sport e Kosovës, duke e çmuar si ve¬prën më të mirë të vitit për fëmijë. Po për këtë roman, Sho¬¬¬qata e Shkri¬mtarëve “Feniks” e Pre¬shevës, Buja¬no¬cit e Medvegjës e shpa¬lli PER¬SO¬NA¬LITET TË VITIT. Më 2015, komuna e Fushë – Koso¬vës, në të cilin je¬ton, e shpalli QYTETAR NDERI, kurse Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës, sivjet ia dha ÇMIMIN E KARIERËS. Ndërkaq,Këshilli Nacional i Luginës e shpërbleu me MIRËNJOHJE për kontribut të çmueshëm në arsimi, letërsi dhe atdhetari. Po më 2015, në 50-vje¬torin e krijimta¬risë letrare, presidenti i Shqipë¬ri¬së, z. Bujar Nishani, për kontribut ar¬si¬mor, let¬rar, publicistik e kom¬bëtar, e de¬ko¬roi me Titullin NAIM FRA-SHËRI. Ndër¬kaq, me rastin e 11-vjetorit të shpalljes së Pa¬¬va¬rësisë së Ko¬sovës, presi¬denti i Re¬pu¬b-likës së Kosovës z. Ha¬sh¬im Thaçi, ia ndau dekoratën MEDALJA PRE¬SI¬DENCIALE PËR ME¬RI-TA NË FU¬¬SHËN E LETËR¬SISË.
 
 
TESTAMEN
 
nëse vdes nesër
për mua
mos thoni asgjë
as mos i përlotni sytë
por heshtni
heshtni më tepër se një minutë
sa qeshë gjallë
një minutë heshtjet
më patën ardhur majë hunde
tash së vdekuri
më shfletoni faqe për faqe
ngadalë e qetë
gëzueshëm
a nuk është thënë sa e sa herë
jeta shkruan romane
vetëm këtë herë
m’i besoni fjalës dhe…
nëse e takoni të dashurën time
i thoni se nuk është bërë kiameti
në shkretëtirë
ende mbretëron vapa përcëlluese
kurse në polin e veriut
bukuria vrastare
e bardhë e ftohtë
t’i verbon sytë
në damarë ta ngrin gjakun
kur të vdes
mos më vishni si babanë tim
me kostum solemn
mos më vini kollare
si lak ekzekutimi në qafë
as këpucë të reja
mos më mbathni
atje ku do t’më shpini
nuk ka kush t’më thotë
i shqefsh me t’shëndoshë
në varrimin tim
nuk dua askush të mbajë fjalim
për të fituar pikë politike
në varrimin tim
nuk dua as hoxhë
as pop as prift
parajsën duhet ta kem merituar
pa ndihmën e tyre
ju të mirët
sypërloturit e mi
më shpini në varr nynd
mbuluar me libra e fletore
vendet më intime
ose më mbështillni
me letrën e shkruar me jetë
nuk më duhet sarkofag
tabut a qefin
atje ku krimbat
do ta bëjnë punën
pa e pyetur askënd
nesër nëse vdes
më varrosni solemnisht
me këngë vaji në buzë
në përjetësi më përcillni dhembshëm
ashtu siç e përcolla dikur tek tjetri
të dashurën time
vdekur për së gjalli.
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s