Poezi nga Drita Lushi

 
Poezi nga Drita Lushi
 
 
ÇAST INTIM
 
Tani, të kam aq pranë,
Sa kam harruar,
çdo zënkë,
çdo fjalë…
Dhe nis e luaj me flokët e tu,
duke ti rregulluar pas veshit
ashtu si të një vajze.
(çmendem pas lojës së flokëve!)
Sapo buzëqeshja jote,
nis të më mbulojë fytyrën,
ti jap ty, sytë e mij,
Që vështrimi dhe ngjyra e tyre, të jetë një.
Ndërsa gishtat nisin të ngatërrohen me të tutë
në një lojë po aq të ngatërrueshme,
asnjë fjalë s’është e duhura.
(e ç’na duhen?).
Gërmat fluturojnë të gjitha në eter,
Për ti lënë vendin,
kraharorve të bymyer me ndjenjë.
Tani… të kam më pranë…
 
 
TANGO MAGJIE
 
Si në një tango të magjishme,
hapat e mij fluturojnë drejt teje,
ashtu si buzët drejt njëra- tjetrës shkojnë
për një puthje të ethëshme;
Të tuat – hapa burri
vijnë drejt meje të rëndë , më drithërojnë,
sikur thellë ngulin rrënjë
e jetë kërkojnë.
E unë, jetë të dhuroj,
brenda saj dashurinë time të ngrohtë, të bardhë;
e muzika hesht para nesh, hesht edhe ajo:
-Unë edhe Ti
një himn njё dashuri!
 
 
PA ARDHUR TI
 
Kur ti, butësisht, preke shpirtin tim,
zgjove petalet e ëndrrave,
fillin e ditëve të mia,
braktisur e harruar,
në një qoshe,
fillova ta mbledh e të thurja ëndrra.
Pa ardhur ti,
isha veç një lot i ngrirë
në faqen e lëmuar.
Pa ardhur ti,
isha një buzëqeshje bore.
Pa ardhur ti,
isha nje ëndërr e rrudhur.
Pa ardhur ti ,
isha vit pa stinë.
Pa ardhur ti,
Isha stine pa jetë.
Pa ardhur ti,
zemra veç një rrahje pa rrahje kish.
Pa ardhur ti,
qenia ime hije i bënte vetes.
Pa ardhur ti,
isha në mesrrugë ,
përhumbur muzgut.
Pa ardhur ti ..
Po ti erdhe …!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s