Xhelal Tosku (Rrogozhinë, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Xhelal Tosku (Rrogozhinë, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Xhelal Tosku u lind në qytetin e Rrogozhinës. Pasi mbaroi gjimnazin ndoqi studimet ne Fakultetin e Veterinarise prane UB të Tiranës dhe me pas Fakultetin Gjuhe -Letersi pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Ka botuar këto libra “Në stacionin e parë”, “Mos harro te vish”, “Trishtim i verbër”, “Qiparis në rrugë”, “Asgjë më pastaj” , “Tani per tani” dhe “Thjesht fare”.
 
 
***
 
kur erdha unë
atdheun tim e kishin vrarë
 
çfarë mund të bëja
 
 
***
 
i ngulun në tokë si pemë dimri pa gjethe
nëse ti nuk vjen
 
 
***
 
trëndafili ka arsyen e tij
 
gruaja e mori në dorë
buzeqeshi
dhe vazhdoi rrugën.
 
trëndafili ka arsyen e tij
gruaja ka aromën e saj
 
 
***
 
ajo shkonte në dyqan
dhe blinte për mua trëndafila.
 
kuptohet: artificialë
 
unë dilja në kopësht
dhe për të
mblidhja trëndafila
 
kuptohet: natyralë
 
për dashurinë nuk flet më askush
 
 
***
 
e di era e detit çfarë bën me detin
e di deti çfarë bën me shkëmbin e anëdetit
po kokrriza e rërës e di që origjinën e ka nga shkëmbi
ti që shkon nëpër rërën e lagur të detit
e di këtë çast kujt për ty
i dhemb shpirti
 
 
***
 
napoletane e vogël
napoletane e bukur
cili qiell me shi
ia shuajti zjarrin
ndonjëherë
Vezuvit
 
 
***
 
mespërmes mëngjesit
 
me krizantema të bardha në duar
 
mos hidhni vështrime
më kot.
 
grua si kjo
nuk do të ketë më.
 
 
***
 
mirë dielli
po yjet
 
mirë yjet
po hëna
pse duhet
 
pyet udhëtar i ngratë
dhe rruga zgjatet
e zgjatet
 
askush nuk përgjigjet
askush nuk dëgjon
sepse është natë
 
 
***
 
të ikurit janë të shumtë
atdheu ashtu si Homeri është i vetëm
 
kënga flet vetëm për Odisenë që u kthye
 
jemi në një kohë
ku secili bard
mund të verbohet
shumë lehtë
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s