Kalendari poetik: Elfriede Jelinek 20 tetor 1946 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Elfriede Jelinek
 
Kalendari poetik: Elfriede Jelinek 20 tetor 1946
 
Shkrimtare, dramaturge dhe përkthyese austriake; në vitin 2004 i dhanë çmimin Nobel për letërsi. Para dy vitesh nobelistja austriake erdhi në Tiranë në mbështetje të Mbrojtësve të Teatrit.
Ja një poezi nga Jelinek në 75 vjetorin e lindjes:
 
SONTE
 
Sonte
harabelat e mi
le të shkojnë
ndër fushat me karafilët e fryrë nga zemërimi.
 
Sonte
tre papët
shpallin
revolucionin
kundër televizionit adoleshent.
 
Vulat thyhen
në kokat e tyre
të përgjakura
nëpër ashensorët
e Atit Tonë në Qiell
dhe vonohet dalja e tyre në konferencë.
 
Sonte
motra ime
me erën martuar
jep gjak
për violonçelin
e shkretëtirës Xheriko
që bën gati trombonet
për një miting proteste.
 
Sonte
vendos buzët e tua
si ushqim zogjsh
jashtë derës sime
dhe vëzhgoj nga dritarja
betejën e përgjakshme
me skifterin.
 
Sonte
le të fillojë
bora.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s