Poezi nga Mimoza Bici

 
Poezi nga Mimoza Bici
 
 
Ku ishe
 
Ku ishe deri tani
Më the : je engjëll
petal i artë
trazira kudo ku shkoj
sa dhe vdekjes xhelozon….
Me diellin grindeshe
tek sytë m’i përcëllon
Shiun urreje
lëkurës kur m’rrëshqiste
si buzët e tua burimeve të gjinjta
tek tregojnë udhën e një guve të mistershme
ku zgjon e dashurohet vet dialli…
aq sa për çdo zbritje
rrjedhja zbulonte smerald
për t’u zhytur thellësisë
ku ndalesa e fundit
nuk është veçse
fundi i lavdisë…
 
Mos më lodh me ëndrrën
pengu yt
Më bëj të të dua pafundësisht
ashtu duke u larguar..
Zemër,
pak kohë ka mbet pa u eksploruar
E ardhmja i përket qiellit
Nën guva smeraldët
mbi eshtra mbeten ndriçuar…si udha ime
Kjo jetë vegim
ecje pa kthim.
 
(Shkëputur nga cikli i poezive “ Lulenata” Tiranë,13 korrik 2021)
 
 
***
 
Nuk kam çfarë të të them më shumë
Po zbres vitet
gjysëm shekullit të ri.
Derisa t’më afrohet
sekonda e lindjes
për t’u rifutur
errësirës,
mitrës së Universit…
Rikthim
i shpirtit magjik
ku më pret
dashuri e vjetër .
 
Sado lodron
kësaj toke,
nuk rresht së lënduari
për ty,
shpirti im i bukur !
 
Tani,
akoma kam kohë
të të dua,
dashuri e re
pluhur kësaj jete.
Do të dua edhe pak…
Jam femër për t’u dëshiruar
ledhatuar,
për këtë jam krijuar.
Ndaj zbres vitet
gjysëm shekullit të ri
Edhe pse Ti, nuk je Ai !
 
(Shkëputur nga cikli i poezive “Poline che volano in aria” )
 
 
Të gjeta
 
Jam pranvera jote
përpirë ty në sytë e mi
Të shoh shpirtëruar
si kjo dritë nuk ke parë
k’të vështrim
nga tjetër mos prit.
 
Nëse e shuan …
pas mëndjes lakuriq vrapon
Nuk lëndohem,
të gjeta
kësaj jete kaq mjafton
Të tjerat janë njerëzore.
 
Dy shpirtra të bukur
takohen kryqëzim
Depërtojnë njëri tjetrin
më pas
ecin
në të kundërt drejtim.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s