Hekuran Halili (Sarandë, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
 
Hekuran Halili (Sarandë, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Hekuran Safet Halili lindi në Konispol më 1953. Mbaroi gjimnazin në vendlindje dhe në vitn 1972 fillo istudimet në Univrsitetin e Tiranës në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Në vitin 1977 u diplomua për inxhinier dhe punoi nëpër vepra e vende të ndryshme të Shqipërisë. Ka botuar që në vitet e shkollës së mesme dhe në vazhdimësi.
 
Libra të botuara nga autori janë:
 
1. Unë Njeriu                   – Poezi
2. Misioni                        – Tregime
3. Përrallat e Nazusë        – Përralla
4. Bukë me Hënë             – Poezi
5. Enigma Vijash              – Poezi
6. Ç’t’i bëj shpirtit            – Poezi
7. Mite-Legjenda              – Përralla nga Çamëria .
Jeton në Sarandë. Ka në proces botimi tre libra të tjerë me poezi, tregime, roman.
 
 
TË KAP ME MEND
 
Në gjumë natën mundohem të vë,
se gjumi im ka humbur udhë,
hingëllin jashtë era, pelë pa frë,
ç’ka s’kap dot me dorë, e kap me mend.
 
Si pelë n’afshim hingëllin jashtë era,
dritaren m’tund e gjethet shkund,
shpirti hamshor m’arratiset nga dera,
bashkohet me erën, dot më se zë.
 
Kur erën të dëgjoni me këngët magji,
a duke ulëritur si ulkonjë këlyshhumbë,
mundohuni mos zini dhe shpirtin tim,
koshere pa bletë, pa të ngjajë unë…
 
Në gjumë natën mundohem të vë
se gjumi im nuk ka më gjumë,
më fton jashtë era, të bredh me të
çka s’kap dot me dorë, ta zë me mend…
 
 
STINË SHTEGTIMESH
( Në kujtim të tim ati)
 
Është stinë shtegtimesh,
por tani s’shtegëtoj më.
Im atë, Safeti,
kyeshtegtari,
në këtë Botë nuk është.
 
Tani,
në këtë stinë shtegtimesh,
qiellit shpirtërisht,
shtegtoj unë.
 
Retë e bardha i bëj dele,
të zezat, mushka të serta,
me samar, brruca e velënxë.
 
Për çoban…?!
 
Përsëri,
Ai,
im atë,
Safeti,
çobani i reve…
 
 
MENDIME TË NJË NATE
 
Sa befas më erdhi e m’u derdh mendimi,
si shkrepëtimë e një vetëtime,
i mjegullt ndihem, mjegullon gëzimi,
mbretërisë së natës i bëj lëvdime.
 
Në errësirë e heshtjen e saj të frikëshme,
lexoj më mirë se kurrë vetë – veten,
turfulloj e shfryjë, nxjerr jashtë dështimet,
ftoj ëndrrat e viteve, me mua të merren.
 
Të gjitha kujtimet si kalë në këmbë
më bëjnë të ngrihem, t’i ripërtypë,
bëj gjith’ dyluftimet që viteve s’u bënë,
klithmat e plagëve në shtrat më shtrinë.
 
E ndërsa shtrihem unë, në këmbë deti Jon,
se deti im kurrë nuk fle gjumë,
më sjell për shtrojë një legjendë,
një mit thesprot ma këndon ninullë…
 
 
ËNDËRR E BUKUR
(Nga cikli poetik – Vjeshtë)
 
– Nesër jemi për udhë, do kthehemi në Çamëri,
dëgjova babanë t’i thoshte nënës,
ndërsa rrufte kafenë ulur në shkallë.
– Koha është e mirë, vjeshtë e parë,
ditë me diell që s’djeg e nata farfuri,
kohë udhëtimesh.
 
Nëna brofi nga krevati ku lëngonte prej kohësh,
u bë vajzë e s’priti fjalë të dytë,
çelsat e shtëpisë që s’i kish heqë kurrë nga brezi,
me vaj ulli Lopsi nisi t’i fshijë.
 
Hapi sepeten njëqind vjeçare bërë në Janinë,
nxorri kostemet e martesës dhe u veshën
për udhën e kthimit.
 
Tingellima e celesave me zgjoi
 
Ëndërr e bukur, psherëtiva,
më çmalle me prindërit ikur prej kohe nga kjo botë,
dhe më tregove ,
se të gjithë shpirtrat e të ikurve të fisit tim,
kthehen në shtëpitë e tyre stërgjyshore.
 
Shpirtrat s’njohin shtete e kufinj, bëhen ëngjëj
dhe na mbajnë në flatra shpresën e kthimit,
na mbajnë në këmbë muret e çatitë e shtëpive tona,
në trojet pellazgjike të bukura hata,
që s’njohin vjetërim e në gjunjë s’bien.
 
Ëndërra e bukur e këtij mëngjesi vjeshtor,
më hapi portën e kësaj dite,
me re të bardha e të zeza trazuar,
që çuditërisht si karvan mushkash ,
ngarkuar me ëndrrën time qiellit,
udhën për në Çamëri kanë marrë
tërhequr për “kapistalli”
nga nëna dhe babai im…
 
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s