Irena Gjoni (Sarandë, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Irena Gjoni (Sarandë, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Sarandë,. Doktore e shkencave në letërsi. Eshtë pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës, Filiali Sarandë, mësuese në gjimnazin “Hasan Tahsini” si dhe anëtare e Këshillit Artistik të Bashkisë së Sarandës.
Ka punuar si gazetare në median e shkruar dhe audio- vizive. Pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, nënkryetare e shoqatës “Klubi i krijuesve jonianë”,
Ka botuar poezi, prozë letrare si dhe shkrime kritike e studimore në periodikë të ndryshëm në gjuhë shqipe e në gjuhë të huaj. Është pjesëmarrëse në shumë konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Po kështu dhe në shumë manifestime poetike në vende të ndryshme të Evropës ku ka fituar disa çmime. Është pjesëmarrëse në disa antologji poetike në shqip e në gjuhë të huaja.
 
Ka botuar librat:
 
1. “Tatuazh në shpirt të detit” poezi 2003,
2. “Marrëdhëniet e mitevedhe kulteve të Bregdetit Jonian me ato ndërkufitare” studimor 2008,
3. “Gjysma dashurish” vëllim me fiksione 2010,
4. “Majamalesh e magmë jonike” poezi 2011,
5. “Poetry” poezi 2013.
Eshtë përkthyer në disa gjuhë të huaja me cikle poetike: anglisht, frëngjisht, kroatisht, rumanisht, greqisht, turqisht, suedisht, italisht etj..
 
 
AGU I SHENJTËRIMIT TË TRADHËTISË
 
Ora 00.00
Po ringjallej Krishti
Po shenjtërohej shpirti
Oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…
Oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii???!!!
 
Kuja kosiste në gaz
Edhe themelet e detit,
Edhe gurët e qiellit,
Edhe besën e mallkimet e urave,
Edhe rrënjët e dala të ullinjve…
 
O Krisht, e rinise rilindjen
me agun e shenjtërimit të tradhtisë,
me psalmin e tingullit të tehut në mish,
me mblatën – koka të prera
pa pyetur për formën, për moshën a ngjyrën.
 
Vera e kungimit u bë gjaku
që derdhej ujëvarë në kah të kundërt,
duke verbuar në spërkatje dhe sytë e ikonave
mureve të kishës.
 
Nga llahtara u shituan
e zëri i lutjeve nuk mbërriti në Zot.
Ngeli “oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii…”
në pirgun e kufomave në shesh të kishës.
 
Dëshmimtar i aktit të fundit të tragjedisë:
Katërmbëdhjetë djem nga një derë
(ua kalojnë dhe dymbëdhjetë apostujve),
E nisin udhëtimin në botën tjetër me bekimin
E grahmave të dhënies shpirt të njëri – tjetrit.
 
Katërmbëdhjetëdegët e ullirittëlashtë
rënkonin nën peshën e litarëve
e nuk thyheshin.
Ah, shtati kurrë mos t’u thaftë!
Limfa t’u bëftë lot!
 
Shpirtratendeshinrrethtij
sinjë fat i parathënë:
“Mos pafsh më ëndërr fruti ulli
e kurrë mos u mbledhsh!
Lotulliguri përjetoftë lëmi yt
e vaj qiriri mos u shofsh më,
e kurrë mos u rindezsh!”
 
Rrugëtimin e fajit mitik pa faj të ullirit murg,
Mishi i mallkimit e ushqen prej 300 vjetësh:
“Pashkë e Krishtit mos ardhsh kurrë,
As për turq, as për kaurë
Si na bëre detin urë!”
 
__________________________________________
1- Nënatën e Pashkës së Madhe, ose natën e Rilindjes së Krishtit të vitit 1798, forcat e Ali PashëTepelenës, kryen masakrën më të madhe ndaj fshatit ShënVasil të Bregdetit. Pasi nuk ia kishte dalë me asnjë mënyrë për ta kthyer këtë trevë në myslimane, Ali Pasha përdori pabesinë. Sipas studiuesit MinellaGjoni te libri Bregdeti dhe Ali Pashë Tepelena, duke përdorur marrëveshjen që kishte me Napoleon Bonopartin për të lundruar në ujërat e detit Jon, shfrytëzoi këtë natë, kur tëgjithë njerëzit ishin në kishë në mesnatë duke pritur ringjalljen e Krishtit dhe duke festuar. Aliu prej detit u ra pas shpine dhe në atë orë mbërriti në kishë duke I zënë në befasi banorët e krishterë. U shënua masakra më e madhe duke vrarë shumë njerëz, duke masakruar e djegur gjithçka. 14 djem të një dere, u varën në të njëjtin ulli I cili nuk u mblodh më kurrë. Ata të paktë qëmundën të shpëtonin nëpër natë, përfunduan në treva të tjera, ose emigruan në Greqi e Itali. Të tjerë që u kapën rob, përfunduan në kënetat e Sollohorit, ku vdiqën nga kushtet e këqija. Ajo natë masakre e natës së Pashkëve, ishte ngjashëm si nata fatale e Trojës.
 
 
NUK U KREHËN FLOKËT E BORËS
 
Pa ty shpirti im i pemtë,
nuk u krehën flokët e borës sot.
 
Krela vdekatare të bardha
të derdhura shkujdesshëm
mbi vragat e drunjve
të barkës së braktisur.
 
Krehëri, flatër e mprehtë pulëbardhe,
mbi kreshta shkumësh të akullta,
shpon syrin e mjegullës në prehër të Zotit.
 
Drita bëhet e tejdukshme
e lutet për ty shpirti im i pemtë
të vish ta krehësh flokun e ri të borës…
 
 
SONTE
 
Sonte u kris druri.
 
Jehona e saj
u bë një copë reje që vranëson qiellin.
Zemra e shegës,
mbeti e pashtrydhur në lëkurën e bjeshkës
e vetmia e saj
u bë të tjera copa resh që fshehin qiellin.
 
Sytë e ëndrrave
lexojnë rrugëtimin e yjeve që nuk duken.
Kanë frikë
të shohin sytë unazave të trungut,
se mos lexojnë
fjalët e ndërtuara me heshtje.
 
E sonte pikojnë, pikojnë, pikojnë . . .
 
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s