Poezi nga Nehat Jahiu

 
Poezi nga Nehat Jahiu
 
 
TYMI NË OXHAK
 
Nuk dua të shoh vendlindje në ty
duke kënduar hutini mbi çati,
Shpirti më dhemb e s´kam qetësim
kur ti shoh oxhaqet pa tym.
 
Më shtohen rrudhat në ballë
s´dij ky katund a është ende gjallë,
të gjitha arat kur i shoh djerrina
më dhemb gjoksi më mpihet shpina.
 
Derën e hapur dua ta shoh në konak
dua ta shoh tymin në oxhak,
dua ti marrë erë bukës në magje
ta dëgjoj këngën e zogjve në male.
 
Ti më ishe një bukuri e rrallë
që nuk ishte ëndërr as përrallë,
aty dikur e shihja sofrën plot
s ´ka zëra fëmijësh as kënaqësi sot.
 
Merimanga thurur në oda s´dua ti shoh
vatra hesht ka shumë kohë,
shtëllunga tymi le të ngritën në qiell
kthehuni o mërgimtarë të rrezojë ky diel
 
Kthema arën e babës që dje ma more
se është tokë e lashtë shekullore,
kthema gurin që ma hoqe aty tek sinori
aty ku ishin kullat tona shumë të vjetra.
 
Kthema arën që në kufi ma ke këputur
nga harta deshe për të më zhdukur,
kthema atë copë tokë e qiell që ma more dje
aty tek vendi im ku stërgjyshi më kishte le.
 
 
KUR ATDHEUT I FALET JATA
 
Jetën unë ia fala lirisë sime
gjakun ia dhurova vendlindjes time,
plagët i lidhëm nëpër fusha e male
vdiqëm të gjithë për tonat ideale.
 
Të ujita me gjakun e trupit tim
të përgjakur të preka o vendi im,
aromë të këndshme ka ky dhe
sepse mban emrin e bukur atdhe.
 
Tek ty Kosovë janë derdhur shumë lot
je mbjellë me eshtra dje dhe sot,
sa e ëmbël është buzëqeshja
kur atdheut i falet gjaku e jeta.
 
 
NË BRENDËSI TË SHPIRTIT TIM
 
Të kam në brendësi të shpirtit tim
të ëndërroj çdo natë atdheu im,
ëndërroj me mall duke ecur nëpër çdo lagje
e bukën e vruktë që ma ruan nëna në magje.
 
Vetëm mbi ty më se mirivezullon hëna
në prag të derës për çdo ditë më pret nëna,
nga largu me mall më buzëqeshë
s´jam askund por ajo më përshëndet.
 
Te lumi yt mëngjeseve i laj sytë
edhe pse largësia çdo ditë më mbyt,
dashurinë time për ty me xhelozi e ruaj
edhe pse jam larg nga ti në vend të huaj.
 
 
NDËR NJËMIJË VASHA
 
Në krua kur vije ti ujë me mbushë
me një gjerdan të varur në gushë,
flokët e gjatë e me ata sy të zi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.
 
Një kollan në dimi lidhur për brezi
flokët në mëngjes t’i lagte krahnezi,
dy shtamba me ujë i mbaje në dorë
trupin ta mbulonte këmisha e hollë.
 
E bardhë si bora në maje të Sharrit
nuri të buzëqeshte në mes të ballit,
faqet e buzët e skuqura qershi
ndër njëmijë vasha të njihja unë ty.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s