Vangjel Zafirati (Sarandë, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Vangjel Zafirati (Sarandë, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Banon në qytetin e Sarandës. Studjoi për ekonomi në Universitetin e Tiranës. Është poet, prozator dhe përkthyes. Librat e tij në poezi dhe prozë kanë qarkulluar në Shqipëri, Greqi, Bullgari ndërsa cikle poetike edhe në gjuhë të tjera.
Ka përkthyer në gjuhën shqipe poetë dhe prozatorë të njohur grekë si dhe poetë shqiptarë në gjuhën greke. Kanë qarkulluar shtatë vëllime të tij poetike dhe tre libra në prozë.
 
 
NË SHTRATIN E SAJ
 
Rrëshqiste e qeshur,
përdridhej
ndrinte e tëra.
 
Herë shtirej e fjetur
herë zgjohej
në një vallzim ngazëllyes
të çmendur.
 
Ju afrova,
e preka.
Lëvizi,
u drithërua e tëra.
Psherëtiu e përhumbur
rënkoi,
dha shpirt
në shtratin e gjelbër.
 
Dashuri e kërkuar
është Vjosa.
 
 
MËNGJES VERE
 
Harkoi trupin
mbi të kaltrën buzë detit.
Harkënajë vdekjeprurëse
në duart e mëngjesit.
 
Përqafoi dritën,
shtriu duart, buzëqeshi.
 
U zhyt…
u ça cipa e dritës
e kaltra e virgjër e detit.
Pak shkumë
edhe rënkimi i momentit.
 
 
VARGJE
 
I
Nga do që të shkoj
në brigjet e vendlindjes,
një kimerë shtigjet mi ka zënë.
 
II
Ashtu, ndërsa vështronte qiellin,
një flutur
ulet në supin e saj.
 
III
Pemë të zhveshura,
gra të trishta
nën qiellin gri.
 
IV
Trishtim i ëmbël i fytyrës së saj,
lulja e mesditës
e etur për ujë.
 
V
E preku Prilli
edhe nuk mundet
gëzimin ta përmbajë.
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s