Alush Avduli (Konispol, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
 
Alush Avduli (Konispol, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Konispol. Shkroi poezi që gjatë vite të gjimnazit. Në vite ka studiuar dhe përvetësuar shumë autorë të huaj dhe vendas, të traditës dhe bashkëkohorë. Ka botuar poezi dhe shkrime kritike e studimore për autorë e vepra të ndryshme në organet e shtypit shqiptar dhe të huaj. Ka shqipëruar disa poetë të njohur modern nga vende të ndryshëm të kontinentit dhe botës. Është autor i veprave: Lirikat e Konispolit (poezi), Një stinë të thatë (poezi), Përkthimi i heshtje (sprova), Utopi në festë (sprova), Mendime pa strehë (sprova dhe përkthime).
 
 
MEDITIM
 
Kur shkruaj gërvish qetësitë dhe trillet
Marrëzitë e mia si vjetësira poetike
I pikturoj në një telajo të lulëzuar.
Për të veçuar nga qielli vrenjtësirat
Përvetsoj një shprehje të kaltër
Dhe magjitë e grumbulluara
nga dëshirat ëngjëllore
I nis për dritësimin e muzgjeve në emigrim
Të mallkuar nga ylberët.
I falem kryqit ngushllues
Për njollosjen e lumtur
Që vizatoj në shpirt.
Femrat u paraqitën
Për të më kujtuar sërishmi
Mëkatet e kopshtit të lashtë.
Kënaqësitë në eliksir
Duke shpalosur krahët e pistë
Si flamuj në mahnitje.
Pse asnjë ndryshim
Nuk më përparon në tejësi ?!……
 
 
PËR MUNGESAT
 
Mungesave u thurrim lëvdata
Pafundësisht i dëshirojmë
Në qerthullin ciklik të tundimit
Rrëzohemi të gjithë
Ciklohemi si gjithçka
Në tautologji infinite
Ajo që ëndërrojmë
Shkëputet për ngritjen
Me flatrime të befta
Përndritur si flakë vetëtime
Shpërhapur hapsirës
Në fluturime magjike
Stolisur me rozën
E bukurive pranverore
Deri tek sinori i ndarjes
Së imagjinares me realen
Mungesat janë të dukshme.
 
 
PËR MËVETËSINË
 
Lindja nuk ka lidhje me emrin tim
Vetëm trupi im është i lindur
Si një ‘ ‘Po’’ e shkurtër Jete
Për dobishmërinë e harxhimit
Ndryshe: Dhuratë e verbër për Vdekjen.
Jam një e qeshur dhe kundërti e plotë
Në pjesën enigmatike,
Që s’do të ketë asnjëherë agime.
Kur kërkova ngjashmëri me turmën
E vrava natyrshmërinë intime.
Përparoj pak hapa me këtë logjikë
Dhe kundroj mëvetësinë
Që fle shekuj brenda varrit të saj.
Po pse mundohem të shikoj
Kur verbërinë e kam falas?!…
 
 
HOMOSEKSUALI:
 
Si plotëri
Jam gjysëm Adam
Dhe gjysëm Evë!
Këtillësi u shfaqa
Për shlodhjen e vaginës.
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s