Cikël poetik nga Teuta Sadiku

 
Cikël poetik nga Teuta Sadiku
 
 
Parandjenjë në zgrip
 
Një mëz del nga tufa e kuajve
nuhat erën e vdekjes në zbrazëtinë e tymosur të rrugës.
Paralajmëron zhurmimin e ajrit elektrik
Gjembat në gjuhën tuaj rrjedhin acid.
Dielli shkërmoqet mbi supet e përkulura
Frika shpërthen pështymën e gjarprit para këmbëve të ngatërruara
Tërhiqet një çarçaf poshtë trupit të ngujuar
Ëndrrat tuaja ju qepin në dyshek
Me barkun poshtë pëlhurës së mavijosur .
Tashmë jeni mësuar të ecni drejt dheut lakuriq.
Në pjesën e pasme të ndërtesës
Fantazma e moshuar gërryen bukën me dhëmbët e padukshëm.
Dimri i kapur karficë në mendjen tuaj.
Qielli dridhet për kilometra të tëra.
Çdo agim era qetësohet për të marrë një frymë
Nga dritarja kudo duken degët e stivosura me sëmundje.
 
 
Tektonikisht aktive
 
Kur mbushet plot ajo kupa e durimit
nga filzhani i ciflosur i syrit zbresin degët e trishtimi
një lëmsh plot nyje nga fyti ngjitet në qiell.
Nuk vonon ,
e mbi çarçafin e bardhë të shpirtit shkrijnë gjuhët e qirinjve .
Është ndjenja që tërheq fijen e arsyes
është delikat rruga e lakut ,
kyçet kërcasin tektonikisht
gjuha trashet tepër për të rrënjosur një fidan .
Për një moment mendoj të filloj riciklimin.
Ta marr jetën e ta përplas mbi shkëmbinj
Oktapodët ti var në tehun e jetës .
Por jo,jam ende e butë, poroze.
Mendjen ma ndërron papritmas
shkëlqimi i një fije në lëmshin e kokës
Thirrja e vargut të prerë për ndihmë
mbi letrën e shkrimit.
Fijet e lëmshit në kokë t`i bëja rrjetë
për të kapur ide të reja
Për tu hedhur matanë ,nga krahu i lumturisë.
Fajin e kanë kombet
penj ngatërruar në kokë
Mund të ndërtoj një urë,
tek e fundit një pacarelë të vogël.
Edhe pse do më duhen njëmijë e një net
Për t`i përshkruar.
 
 
Analizë gjaku
 
Një opinionist më thoshte dje se
kërkohet individualizëm në penë,
transfuzioni i gjakut është i rëndësishëm.
Flitet, shtova unë ,
se ka mungesë gjaku në urgjencë.
dhe jo të gjithë janë të ndershëm kur bëjnë qasje bamirësie.
Jetojmë në kohën e marrjes së gjakut pa etiketë.
Nuk foli.
Ai e njihte artin e akrobacive
Kur je i varur në një fije peri
me ruazat e gjakut
gishta duarsh luajnë sikur të ishin tespije.
 
 
Si të përgatisësh një kartolinë
 
Koleksioni i Szymborska më mësoi
Se si 28.748 kilometra katrorë t`i mbaj në sirtar,
Nga ajo m`u ngjit zakoni ,
të mbledh xhingla -mingla,
duke bërë grumbullimin e diferencuar më parë.
 
Me gjithë mend po flas tani
banesa ime mund të jetë e vogël ,
por është çuditërisht një depo e vërtetë,
nga mbetjet urbane , plehra familjare,
deri në mbeturina institucionesh.
 
Në sirtar unë kam
një derr me një kuti muzikore në bisht
që I bie fyellit gjithmonë në një vrimë.
Një çakmak me mbishkrimin,
ndez gjakrat në kuvend sa hap e mbyll sytë.
Nuk e di ,
ndoshta do kishte më tepër sy
të përgatis një kartolinë kolazhi,
me koka, gjymtyrë të prera,
ka sa të duash nga lajmet në revista e gazeta .
Duhen vlerësuar gjërat në përditshmëri,
Për shëmbull thellësia e fotografive në ujrat e Egjeut
mund të mbysë familje të tëra refugjatësh,
akoma dhe foshnjat në gji.
Pres nga gazetat buzë, fjalë, sy
që mund të ngulen prapa shpine thikë,
Dhëmbët e balenës sapo I ngjita
mbi një fytyrë të pështirë.
Mbi një degë pjeshke vura dy zogj
Në sqepin e njerit vura melodinë e këngës
Seksi është ligjërisht privat.
 
Edhe krahët i ngjis në përqafime
shtrëngimet e duarve i lidh me besën
Ato janë zhdukur tani ,
ndaj ua dërgoj me postë miqve e shokëve për kujtim.
 
 
Kolazh fotosh
 
Kur i dhashë fund jetës bashkëshortore
Jo pa qëllim,
për të mos humbur vetveten në rrugë
[Imagjinoni mjegullën nga tymi i djegieve]
I sugjerova të prisnim gishtin e vogël
dhe të pinim gjakun e shoshokut.
Tani jemi dy miq të mirë.
I preva puthjet , përqafimet
dhe ia dërgova kujtim në një kolazh fotografish.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s