Dashamir Malo (Përmet, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Dashamir Malo (Përmet, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Malëshovë, Përmet. I diplomuar në Akademine Ushtarake dhe më vonë në Akademinë e Policisë. Prej vitit 1988 banon dhe punon në qytetin e Sarandës.
Ka botuar gjashtë vëllime me poezi dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe tre vëllime me poezi nga autorë të huaj. Eshtë pjesëmarrës në disa antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Ka sjellë në gjuhën shqipe disa cikle me poezi nga poetë të huaj, gjithashtu cikle me poezi të tij janë botuar në gjuhën italiane, greke, bullgare, angleze dhe maqedonase. Së fundmi kanë qarkulluar vëllimi i tij me poezi “Dritëhije”, dhe vëllimi poetik “Ylber ndjesish”, përkthim në shqip i shtatë autorëve të huaj.
Midis vlerësimeve që ka marrë poezia e tij vlen të përmendet Çmimi i Parë për ciklin me poezi, “Ylberë të rremë”, në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Poezisë “Zëra lirikë”, Sofie, Bullgari 2014. Aktualisht është sekretar i Klubit të Krijuesve Jonianë, Sarandë.
 
 
***
 
Në një natë mitike, pus, me qiellin
mbuluar me re;
kur unë, ti, nëna jote, nëna ime,
ati yt, ati im, nuk ekzistonim ende,
Ajo erdhi.
Hapi një dritare dhomës së errët
të pikëllimit tonë.
U ngjit në krye të shkallëve prej ëndrre,
mblodhi retë si një amvise e përpiktë,
që mbledh në fundjavë çarçafët.
Pastaj zgjidhi futën, e mbushi qiellin
me yje
dhe mes tyre vendosi një hënë
të plotë.
 
Janë yjet e saj këta yje që na buzëqeshin.
Eshtë hëna e saj kjo hënë e plotë,
qe feks udhën tone,
udhë
që nuk kemi mundur t’a gjejmë ende!
 
 
CIGANIA
 
Katundit malor plot fresk e dritë
ku luanim arave bregut matanë
ndonjë mëngjes stinës së verës
ndodhte ta gjenim plot me ciganë.
 
Çadra zjarre kafshë berra njerëz
një shkonte një vinte një flit qesim
si një (ç’)ushtri plot lajlelule,
e ngulur rishtas në fushim.
 
Ne djemuria përmes hutimit
tinëz vështronim me kërshëri
bash një vajzukë një zeshkane
të moshës sonë një perri.
 
Dhe ditëve kur nxirrnin thupra
përgjatë lumit tatëpjetë
më ndillte pas si për çudi
e tyre harrakatja jetë.
 
Karvanin ndiqja për atë vajzukë
dhe tek e vështroja në shelgjishte
më ndalej fryma priteshin gjunjët
kaq mallëngjim i mallëngjyer ishte.
 
Përpiqem të ndërmend gjithçka por koha
m’i mori pa kursyer si me hajni
tani më feks aty këtu ai bronz’ i saja
aty këtu më shfaqet si shajni.
 
 
HIRI
 
Rrotull Vezuvit ecën shpenguar,
mbi hirin shkel pa drojë,
s’mendon për llavën tek sheh kraterin,
çdo gjë e merr si lojë.
 
Veç një vullkan je dhe ti vetë,
një llavë brenda vetes mban,
mban urtësi edhe përçartje,
njëherësh fllad edhe tufan.
 
Flaka, prushi, llava na mësuan,
një tjetër syresh Feniksi na e dha;
prej hirit (ri)lind jeta vetë,
dhe dashuritë e mëdha.
 
Përqark kraterit sillem dhe unë,
veç mendja më ikën në arrati,
s’e s’më magjepsi jo Vezuvi,
sa ç’më magjepse ti!
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s