Kalendari poetiko-patriotik: Gjergj Fishta (23 tetor 1871-30 dhjetor 1940) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Kalendari poetiko-patriotik: Gjergj Fishta (23 tetor 1871-30 dhjetor 1940)
 
Një emër legjendar, at Gjergj Fishta, 23 tetor 1871-30 dhjetor 1940, i mbetur pa varr se komunistët ia zhdukën edhe eshtrat, shtëpia e tij e lindjes thuhet se është ristauruar, por në shkëmbim qeveritë post-komuniste (!) me kohë rindërtuan dy shtëpi në Gjirokastër, të diktatorit, që më kot u mundua ta dënonte me harrim dhe borisë së partisë, që e mallkoi dhe shpifi sa mundi kundër Tij. Sot bylbyli i gjuhës shqipe ka 150 vjetorin e lindjes, poetë, poetucë, linden dhe harrohen, veç emri Gjergj Fishta, kurrë s’ka m’u harrue, der sa t’flitet shqip dhe të mos harrohet gegnishtja e mallkueme prej djajve t’ferrit komunist:
(Dikur, e quajti Evropën “kurva e motit”, kush e din si kishte me quejt sot shakën…)
 
 
LAMTUMIRË VENDET E MIJA
 
Lamtumirë vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon deti ushton duhija
Lkundet varka valë mbi valë.
 
Kah njaj Diell që asht tuj flakrue
Andej fill un tash do t’veta
Lamtumir atdhe i bekue
Lamtumirë për sa të jetë jeta!
 
Neser Nadja kur mbi ne,
Rrezja e diellit ka me ra,
Kush e di sa Ujë e Dhe,
Mue prej teje ka me me më nda?
 
Po ni pvetsha retë minore?
Po në i pvetsha zogjt e detit?
Veç për ty moj tokë arbnore,
Ska me më fol kush ma mue t’shkretit
 
Kam me shkel në të tjera zalle
Në të tjera brigje e të tjera dete
Kam me ndije të tjera gjuhë
Në të tjera vënde e të tjera qytete…
 
Vëndin tém mâ skam me pa…
 
Ka me prit pra, motër zeza
Me i pru nanës në shpi ndonjë re,
Po, kushedi, i vllau atëhera,
Ku asht kah kalbet për nan dhe…
 
Para Hyut naltohet lutja,
O ju bjeshkët e shqiptarisë,
Ku ndër ju s’dijmë, çka asht tuta!
Veç në ju asht logu i burrënisë!
 
Lamtumirë ju mriza e stane!
Lamtumirë ju “shkurre e mreta”!
Lamtumirë ju o armt e t’parve
Lamtumirë për sa t’jetë jeta.
 
 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s