Kosta Nusha (Albania – Greqi) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
Kosta Nusha (Albania – Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
U lind në Sarandë. Studioi dhe përfundoi studimet e muzikës në Akademinë e Arteve të Tiranës.
Në Athinë studioi për saksofon, për dirigjent bande e kompozicion.
Si krijues fitoi çmime në konkurse e festivale: Sarandë, Gjirokastër e Durrës, ndërsa u dekorua nëpër aktivitete në Athine, Selanik, Patra, Valencje, Stamboll, Vidin, Pleven etj. Interes për një krijim të tij muzikor, shprehu Moska, për një koncert të Kremlinit.
Ka botuar poezi në revistat e gazetat shqiptare e minoritare greke si dhe katër vëllime poetike: Simfonia legjendare, Rruga Liria, Trilogjia e vendit tim, Gjurmat e gishtave.
Në Bullgari i është botuar një vëllim me poezi. Ka gati për botim një vëllim me poezi në shqip. Poezitë i jane përfshirë në revista, gazeta e antologji të Balkanit si dhe në Rusi.
Ka perkthyer nga shqipja ne greqishte poetët Ismail Kadare e Bardhyl Maliqi.
Ka fituar çmimin «Apollon» në konkursin ndërkombetar për Kavafin që bëhet me mbështetjen e Akademisë së Athinës.
Eshtë nderuar me medaljen e klubit të Uneskos në Greqi.
Forumi Letrar Boteror per Paqen dhe Humanizmin ne Janar te 2021 i dha titullin Ambasador Internacional për Paqen. Eshtë pedagog në Liceun e Muzikës Ilion në Athinë.
 
 
BISTRICA
 
Udhëtarë te kohrave degjoni mesazhet e mia:
Me e lashta deshmitare ketu mbeta une.
Leviz e vershoj
Trazuar me dallget e shekujve
Njëherësh, ne dy dete po derdhem:
Ne Jon dhe ne Jete,
 
Ne ujrat e mia –pasqyra, me pane e pash trima
Me pine ne kupa mua,
Apoteozen e tyre
Qe vrundulloj si nje kenge e qe kurre skam pushuar
Sa jam e natyres, po aq e njerezishme jam une.
 
Udhetare te kohrave, degjoni mesazhet e mia:
Do tju percjell amanetin e mijra martireve
Qe luftrave mizore
Brigjeve te mia, si ne krahet e nenes rane.
Une i dalloja prej armiqve nga trimeria.
Ndodhte nganjehere qe nga gjaku i tepert
E tera te skuqesha
Dhe ngjaja si liria,
Si qielli prej rezeve ne lindjen e vet.
 
Kam jetuar ne simbioz me historine,
Kam shuar etjen e mijra bujqeve
Te mijra ushtareve qe ndizeshin ne lufte.
Une shova zjarre armiqsh ne pyje, ne arat me grure,
Por etjen per liri s’ e shojta asnjehere
Dhe shpirtin punetor nuk do ta shuaj kurre!
 
Une pash eklipsin e henes se mekur turke
Qe per pese shekuj mbi ne ka mbetur e ngrire
Token e shkretuar ka lene ne erresire.
 
Kam pare njerez qe ne skamje rropateshin
Bime te thata pergjeruar afer meje
Dite te nxira, te ftohta, pa jete
Luftrat, eme cezmat e gjakut njerezor
Me shume se burimet ne toke ishin.
 
Une rridhja krah tyre dhe gelltitja cdo gje.
Bucisja pa fre nen ura, mbi ura
E fryer nga barra, mjegulluar nga dhimbjet
Sa gjate prisja une te mbillja lumturine!
 
Por shtrati me behej fertele,
Copetohesha,
Si e cmendur rridhja ne te tjera drejtime
Deshtoja dhe pillja pikellime.
 
E terbuar dhimbjesh, rrekesha nga toka
Kam mbytur te lashtat, agrume e drithra me ngut.
O sa deshire pata te mbysja te pangopurit-shushunja
Te mundesha te rrembeja monarke e perandore,
Parazite e te huaj, hajduta.
 
Me qindra vjet pash djem e vajza
Te mizorise viktima,
Mbi mua rane ata.
Te tjere, te merguar iken
Dhe mbeta une ketu si nje robot pa zot.
 
Thesar pafundme prane te varfeve rridhja,
Te verberit! Kaq afer a thua s’ me shihnin.
dhe vuanin si Tandali i denuar nga zotat?
 
Ata prekeshin nga kenget e mia, vajtime.
Shikimet e te mencurve binin mbi mua
Si mbi nje jetime.
 
Te pasurit-gur indiferente!
Dhe une e tera, nje lot i hatashem
Ne detin e madh zbrazja dhimbje
Zbrazja ankthin e rende.
 
Degjoni udhetar mesazhet e mia:
Me mijera vjet , si koha vershova ne fushen e Vurgut
Sjam lodhur askurre dhe mbeta e brishte,
E kalter e fuqishme,
Gjithmon ne sherbim jam sulur drejt jugut.
 
Neteve e vetmuar nga qielli rrok yje
I mbaj per shoqeri ne gjirin tim
Dhe i leshoj serishmi ne agim.
 
Ketu ndiqej dushmani, tradhetia
Heronjte si gjethet mbi mua binin.
Une kortezh i permortshem,
Copera nga bota e madhe zvarrisja,
Ku t’i varrosja, sdija.
 
Ne nje agim me diell u shfaq tek une punetori
Si valet e mia te bardha,
Mbi ballin madheshtor atij iu ngriten thinjat
Pastaj ushtuan malet,
Luginat percollen fortune.
Une shirit i kalter,
Me digen –gershere ne kerthiz u preva.
Vendin mbulova me drite.
Thesar te vazhdueshem per ju linda une
O njerez, o udhetar!
Bija e gjakut te lashte eshte kjo drite,
Bija e gjakut te ri
Ne doni ta kini per vite dhurate
Gjenezen kujtoni gjithnje.
 
Po nuk e harruat gjakun tuaj dhe mua
Do t’ju rri prane si nje mike e rralle
Meteor besnik ne kete toke pjellore
Qe per mijra vite gjer ne dhimbje u deshem
Neteve te thella,
Kenge dhe njerez te dashur do tju afroj nga vende te largeta.
Mesazhe madheshtore heronjsh nga ekranet
Zera triumfatoresh.
 
Une boshti i Vurgut per ju mund te bej çudira
Une shprti i Vurgut ju dua.
Vertet ju dua,
Gjersa te mos kini harruar gjakun e pare,
Mundin tuaj dhe mua.
 
Une jam nje nene e madhe
Lehone qe mijera fidaneve u jap gji.
Une mund te rris prane meje mijra gjallesa
Por s’ dua te humbas pa nishan ne detin e hapur.
Ne trupin e bukur te jetes,
E magjishme, te derdhem e tera dua.
Blerimin enderoj t’u jap
Lastareve te thara nga malli per mua.
Kucedren, thatesire dua te mbys me ujrat
Si shatervan deshiroj te ngjitem maleve ku shkojne makina.
Shkembenjte t’i bej portokalle,
Te behem fli ne dhera qe kurre skam qene.
Gjithe dheu le te dridhet nga orkestrat e forta
Deri thelle, atje ku flene te paret,
Te degjojne jeten
Nga valet e fshatareve, nga kenget e ngrohta.
 
Serish une do te vershoj e pavdekshme
Gjithnje deshmitare per brezat qe vijne
Nga ju qe do te kini ikur atyre do tju coj mesazhe
Dhe do tju them se kjo toke nga fryma e dashurise u rinua
Nga njerez qe ne deje vruli si une u rrjedh
Nga gjaku qe lindi lirine
Nga puna, qe vetedija u krijua.
 
Shtator 1988.
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s