Poezi nga Namik Selmani

 
Poezi nga Namik Selmani
 
 
Para Shën Mërisë
 
Dikush e ka vënë atë në medaljonin e gushes.
Dikush e vuri në unazë, pranë një altari.
Dikush e vuri në oxhakun e lashtë të kullës,
Apo në një bllok të rrallë kalendari.
 
Ti e ke vënë në shtratin ke kokën mbështet.
Si një bekim për ëndrrën dhe botën reale.
Aty nis e vazhdon dialogun më të shenjtë
Edhe pa pasur ikona ku njerëzit fallen.
 
Atje është sakrifica, drita dhe mirënjohja.
Atje është mëmësia dhe kalërimi i ditëve.
Atje është fryma e të larguarëve nga jeta
Janë pengjet e viteve që të dhanë ca trishtime.
 
Atje janë tingujt që si ylbere rrëzëllijnë
Dhe përkëdhelesh në një trupin ku vijnë dridhje.
Gëzon si fëmijë kur mendon se je pak Shën Mëri.
Mes heshtjes e fjalëve me aromë pavdekësie.
 
Të vjen foshnjëria pas fustanit të nënës
Të vjen vajzëria që donte fat dhe kurorë
Të vjen jehona e hapit drejt bregut të ëndrrës.
Ku janë më të mallshëm trojet stërgjyshorë.
 
 
LIRIKË LIQENORE
 
Moj sorkadhe e liqenit
Mrekullia që më deh.
Për ty malin loz prej vendit
Për ty heq nga malet retë.
Për ty këngë merr edhe bregu.
Me bekim të shenjtwruar
Me ty jam flamur direku
Ditë e bardhë e paaguar.
 
Moj sorkadhe zemërvalë
Që nga larg ma jep shtizimin.
Për ty gjoksin e bëj flakë.
Dorë e dridhur prek rinimin.
O moj dritë që lind mes gazit
Duarzgjatur, faqepurpurpur.
Je stërkalë e shatërvanit
Je si yll i pakëptur.
 
Nuk i kam zili stolitë
As dhjetë shufra me florinj.
Rrëzëllimë mbi kaltërsitë
Ëmbëlsi mbi ëmbëlsitë.
Ëmbëlson dhe zemrën time
Si kosherja plot me mjaltë
Zemrat merrkan drithërime
Gurgullojnë si gurrë në mal.
 
Zemra jote si zog qielli
Fluturon si zgalem detesh.
Kur flet ti, fshihet dhe dielli
Zogjtë këndojnë përmes degësh.
Kur flet ti, shpërthejnë dhe lulet
Nisin këngën peshkatarët
Rrezet-o që ndrijnë supet
Më ndritojnë shkronjat e fjalët.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s