Poezi nga Sofia Doko – Arapaj

 
Poezi nga Sofia Doko – Arapaj
 
 
Circe
 
Circe,
Eja, më lidh me magji,
thonj edhe flokë m’ i pre
nën dritën e hënës së plotë
trup edhe shpirt m’ i rrëmbe…
Si mua, Circe u vish
përroit këmbët përplas,
shkumëzo e thirr emrin tim
si verigë rrushi të plas!
……
Circe…
s’ e keee gabim…
unë, në ishullin tënd,
ti, në ishullin tim!
 
 
***
 
Aaavdi …
të vdesësh …, avdii…
ti që më mbolle në shpirt,
trëndafila të zi,
ti, je shkak e kafshoj,
dashuronjësit e mi,
endem, çmendem e gdhihem
që të ngrysem për ty…
Avdi o gjaku -mjaltë që m’u
mbështolle në gji,
pse më mbolle në shpirt,
trëndafila të zi…
 
 
***
 
Neve, n’ a shitën lirë,
mu në mes të rrugëve të fatit,
Pastaj ne, shitëm njëri- tjetrin,
prej krenarisë së tepruar e inatit…
N’ a thërret akoma Odisea,
dhe Circja me magjitë e saj;
Eeeja shqiptar mbas meje,
në prehërin tim të të mbaj…
Po unë dua vetëm Ciklopin,
që botën e sheh me një sy,
të zbrazim kupa me verë,
e të ruajme delet të dy…
 
 
Korbë!
 
Korraqi i Alan Poe, do të bëhem
me ata sytë e ftohtë, acar -murlan,
me lotë të zinj -kongjinj, që të tmerrohesh.
-Kurrë më! Kurrë më, s’ e bëj,
t’ më përgjërohesh!
Korraqi i Alan Poe, në u bëfsha
do të ulem më në fund, mbi varrin tim
me sytë, gjysmë të hapur, të qetësohem,.
-Kurrë më…, kurrë më…, të mos lëndohem…!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s