Zhuljeta Kalemi (Sarandë, Albania) – Poetë të takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

 
 
Zhuljeta Kalemi (Sarandë, Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2021 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2021
 
Zhuljeta Kalemi është një zë i ri interesant në poezinë shqiptare bashkëkohëse.
Ky mendim e mbështet tek ato poezi që ka publikuar të cilat përcjellin ndjesi pozitive tejet mbresëlënëse.
E dalluar dhe fituese konkursesh letrarë si gjimnaziste e Gjimnazit “Hasan Tahsini”, u perfeksionua si krjuese gjatë viteve studentore.
Shenjimin e vet si krijuese origjinale me frymëzim meditativ e ka shpalosur edhe tek botimet në organet letrarë tê shtypit kombëtar përmes cikleve të botuar.
Zhuljeta si Romeo të saj ka pasionin e fortë poetik ndërsa Etta e qetë dhe simpatike mik të vet të pandarë në poezi ka Meditimin.
Eshte poete e vargëzimit modern.
 
 
***
 
Mbrëmje e kuqe.
Ti luan mbi piano,
me nota dashurie.
Thua valsin e saj të trishtë.
Melodi që vajton,
që këndon heshtas mbrëmjet e tua,
melodi që rrjedh ende në pambarim..
Lotët si gishta luajnë mbi tastierë
e unë zhytem në të
për të parë fytyrën tënde të zbehtë,
të largët si yjet…
Dhe lëkundem në vals si mall.
 
 
***
 
Mendoje,
Kur qielli nis e tretet me grinë e maleve,
e vazhdon me perskuqjen e perëndimit,
atëherë nis e shkrin akulli.
E aty ku dielli zhytet në det,
e unë e vetme mes flakës,
Aty mbaron ekzistenca e tij.
 
 
EKLIPS HËNOR
 
Kur të harroj
këmbët e zbathura
ecin mbi ujra të ftohtë mohimi,
mbi gurë të hirtë prej dëshpërimi,
në një breg të lënë mbas shpine.
Kur të kujtoj,
furtuna më shkruan mbi sy.
 
 

Antologji e takimit “Trirema e Poezisë Joniane”, Sarandë, Albania 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s