Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
KUR “DIGJEN” YJET…
(Gruas)
 
Sytë e tu ndezin yjet për çdo natë,
ndezin ngadalë edhe shpirtin tim plot mall!
Buzët më shtrojnë ca qershiza të ëmbla në pjatë,
i shijoj me qejf, megjithëse tash rrallë e më rrallë…!
 
 
***
 
Kam vite qe kam mbushur pesedhjete!
Ne udhet e botes.me kushtet e botes….
Edhe kaq do te vete patjeter .
S’ me kane lene ende mendte e kokes.
 
Shpirti ruan thelle emrin e vjeter.
Short qenka jeta.llotari.bela.
Mua do t’ me gjeni kudo neper leter.
Te forte si nje lis.te rende si nje tra!
 
 
QIELLIN DO TA MBAJ ME SHPATULLA
 
Mua nuk më lodhin rrugët e gjata,
anija ime lëviz në hapësirën e Bermudës,
po ra qielli, do ta mbaj me shpatulla,
stop – me gjoks, do t’i bëj furtunës!
 
Vetëtimat e rrufet do t’më binden,
do e gjej formulën për të zbuluar enigmën,
do t’ i mbroj anijet e avionët para se të digjen,
do luftoj kuçedrën e do ta helmoj shtrigën…
 
Do ua dal më së miri, rrebeshëve, furtunave,
do kaloj e do kthehem nga trekëndshi i Bermudës,
më besoni, me fenomenet do ta gjej gjuhën,
po jo me poteret, me njerëzit, me zhurmën!
 
Mua s’ më kanë lodhur ende rrugët e gjata,
kam tre dekada që botën e mas me këmbë,
po ra qielli, do ta mbaj me shpatulla,
po u fundosën detet, botën do ta mbaj me dhëmbë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s