KUR E PREK POEZINË (Rreth vëllimit poetik “Përtej mureve të heshtjes” të autores Vlora Rexhaj Morina) / Nga: Berat Batiu

 
KUR E PREK POEZINË
 
Rreth vëllimit poetik “Përtej mureve të heshtjes” të autores Vlora Rexhaj Morina
 
Askund më mirë dhe askund më shumë se në poezi nuk janë shprehur ndjenjat e dashurisë në mënyrën më të veçantë, të bukur dhe ngushë-lluese. Kështu ngjan edhe me librin e parë poetik të autores, Vlora Rexhaj Morina, me titull “Përtej mureve të heshtjes”.
 
Kjo poete e re dhe e talentuar na shpie nëpër tri burimet poetike të ndjenjave të dashurisë së saj, në të tri kohët: E bukura fjalë, Dashninë na e ruejshin n’shami dhe Ajo e prekte poezinë.
Në ciklin e parë të këtij vëllimi poetik, autorja na e shfaq engjëllin e saj mbrojtës, i cili është jeta, e tashmja dhe e ardhmja, është e gjithë bota e saj, të cilin e do dhe ka nevojë për të. Dashuria për të rrezaton në zemrën e saj, ashtu siç i lëshon dielli rrezet mbi tokë, dhe pak më shumë, siç e thotë edhe në vargjet:
 
“Ti je dielli
Që shndrit çdo skutë
Të errët të shpirtit tim”
 
(Poezia Ti je, fq. 14 )
 
Paralelizmi i dashurisë me elementet e natyrës është një nënvizim identifikues i autores në këtë cikël poetik, edhe kur ajo pret për një takim të nesërm, për t’u ndalur në flatrat e agimit, për të thurë melodinë e shpirtit, duke ardhur kjo, si kërkesë, si dëshirë, si mundësi, për t’u plotësuar gjysma Ai dhe gjysma Ajo, tani dhe përgjithmonë.
Ai është zjarri dhe nektari i shpirtit të saj në të cilin ka frymë, ka dritë, ka jetë, ndërsa në mes syve të tyre ka ëndërr, ka zjarr, ka diell. Ai dhe Ajo janë dy shpirtrat të pangopur që ushqejnë sytë e njëri-tjetrit në truallin e askujt. Autorja konsideron se për ta mjafton një copë qiell për ta shuar etjen e dashurisë. Dhe pasi ta kemi mundur etjen poetike ajo na dërgon në burimin e saj të dytë poetik, të titulluar “Dashninë na e ruejshin n’shami”.
 
 
Vlora Rexhaj Morina
 
Në ciklin Dashninë na e ruejshin n’shami, Vlora Rexhaj Morina i është larguar standardit të gjuhës, që në mënyrë sa më origjinale t’i mbërthejë ndjenjat e saj, mallin, kujtimet, dashurinë dhe preokupimet jetësore në vargje. Jo për të qenë e lirë dhe abuzuese në raport me fjalën, por për ta sjellë autenticitetin mjedisor bashkë me fjalën.
Poezitë përfaqësuese të këtij cikli janë : Andrra e dehun, Jam grue, Dashninë na e ruejshin n’shami, Lahutë, N’shejtninë e yjeve etj. Këto dhe poezi të tjera e strukturojnë kuptimin e këtij cikli.
Talentin poetik të Vlorës e karakterizon thjeshtësia e vargut, e cila nuk e lë lexuesin të kalojë pa u vërejtur. Shpesh në disa nga poezitë e kësaj autoreje, motivet vijnë të befasishme dhe shumë të fuqishme. Në poezinë Asgja duket sikur ka shumë qetësi dhe nuk po ndodh asgjë, në të vërtetë, gumëzhimi, buzëqeshjet e dëlira dhe loja rreth e përqark e fëmijëve janë aty, aty është edhe autorja:
 
“Asgja s’ka matanë
Dorës teme
 
Që shtrëngue ka
Bukën e nxehtë
Me dromca Nane
 
E erën ia kam ndie
Përtej udhëve të laguna
Me mallin e fëmijënisë”
 
(Pozia Asgja, fq.96)
 
Ajo e prekte poezinë është cikli i tretë i këtij libri poetik, i cili është në tentativë për ta poetizuar gërshetin e epokave dhe të mitikes me të tashmen. Edhe te ky cikël autorja na shpërfaq talentin e saj me një thjeshtësi poetike, përkundër përvojës së pakët në këtë lëmi.
 
“Pëshpëritje fjalësh
Në strehët e harruara
Zogjtë nuk fluturojnë
Por rrinë
 
Gjelbër, verdh, kuq
Semafori gdhin”
 
(poezia Qytet kukull, fq. 152)
 
Dashuria e saj për poezinë do të jetë çelësi i Vlorës, e cila do të ketë mundësi t’i hapë më lehtë dyert e suksesit në këtë fushë. Ajo sikur është e mishëruar me vargun dhe së bashku e forcojnë njëri-tjetrin duke dhënë mesazhin që duan.
Vlora Rexhaj Morina është autore spontane e ndjenjave të fuqishme. Kjo poete merr motivet poetike nga origjina duke i krijuar në qetësi.
 
 

Nga: Berat Batiu

One thought on “KUR E PREK POEZINË (Rreth vëllimit poetik “Përtej mureve të heshtjes” të autores Vlora Rexhaj Morina) / Nga: Berat Batiu

  1. I want to post poems here. I would be happy to know how to do it. zabpathan@gmail.com

    সোম, ২৫ অক্টোবর, ২০২১ তারিখে ৪:৫৯ PM টায় তারিখে ATUNIS GALAXY POETRY লিখেছেন:

    > agronsh posted: ” KUR E PREK POEZINË Rreth vëllimit poetik “Përtej > mureve të heshtjes” të autores Vlora Rexhaj Morina Askund më mirë dhe > askund më shumë se në poezi nuk janë shprehur ndjenjat e dashurisë në > mënyrën më të veçantë, të bukur dhe ngushë-llu” >

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s