NË KËRKIM TË PAFUNDËSISË (Duke shikuar larg larg, ku përjetësia vazhdon…!) / Nga Irina Hysi, MA

 
 Irina Hysi
 
 
NË KËRKIM TË PAFUNDËSISË
 
Duke shikuar larg larg, ku përjetësia vazhdon…!
 
Shpirti dhe arsyeja jonë! Gjithçka në ndryshmërinë e një lumi që rrjedh i rinovuar në realitetin e një krijimi të përhershëm dhe pa të do të ishte një hiç.
Gjithë jetën kërkojmë të qeverisim veten atë që është më e mirë për ne. Që të kërkosh duhet të përkosh me realitetin në zgjedhjen që duhet të udhëheqë njeriun në karakterin e tij hyjnor.
Gjithë sa kemi është brenda vetes. Ne ndjekim jetën e perëndive tona. Kjo është jeta e njerëzve hyjnore e të bekuar Ata çlirohen në vetmitë e të vetmit në thelbin e asaj që kanë lindur.
A jemi ne fëmijët që luajmë në zgjedhjen e rrasës nëpër kuadratet tanë në radhët e para të vetmuara të dyta në katrore dhe me radhë në fundësi të pafundme kërkimi?!
Sytë e shpirtit shohin ndryshe, jo vetëm në një aspekt të gjërave pa harmoninë e të gjithë lëvizjes në lojë në kërcime të habitshme kalime kufinjsh një proçesi në metamorfozë.
Të shohësh në kohë të gjithë kohën.
Një kohë që bën qenien luftarake në kërkim të vehtes dhe në ruajtje të saj. Një kohë që e bën sintezën centrifugale në vëzhgim të rrjedhës ku errësira dëgjohet në gjithë egzorcismat e saj nën banaket e trurit, një kohë që rrafshon fundin në rikthim të shikimit të një realiteti ndryshe me një efekt intuitiv poetik që bën dallimin e syrit të shpirtit me veten.
Ndërsa…
Dritat reflektojnë brenda në kohë fik -ndez në finesën e frymës duke vizatuar qendrën e saj në palëvizshmërinë e një kohë ndryshe unike fikse deri në pikën e bërjes sakrificë ku kontesimi do të ish thelbi brenda vetes ku motivet cojnë në fakte, faktet në shkaqe dhe shkaqet në veprime. Dhe gjithë sa ka rëndësi është cilësia etike e saj, ku vetja ta thotë të vërtetën me zërin e saj ndryshe ,ngritur në një nivel tjetër mendimi brenda natyrës universale të shpirtit.
Një prani e një realiteti që llogarit kohën dhe rrënjën katrore të saj në qëllim. Një frekuencë e panjohur për njeriun që bazohet në njohuri.
Qëllimi i vetëvetes vetënjohëse.
Në rastin e parë të hipotezës në sytë e shpirtit vetja është një hamendje e pastër që nuk mund të verifikohet kurrë nga tjetri por kërkon të mbrojë pastërtinë e brendeshme të subjektit nga papastërtia e jashtme e qenies, ndërsa në rastin e dytë do të verifikohej pasoja dhe koha në linjë, marrëdhëniet e dyshimta ushqyese, sipërfaqet e mëdha që kanë nevojë për të mbijetuar dhe ku njeriu është i pafuqishëm për të prishur këtë rend natyror ku natyra ka egërsinë e saj e cila transformon cilësitë e ndjeshmërisë në shërbim të të kuptuarit ku vete qenia njerëzore i përket vetëm natyrës së tij dhe koha me miticizmin e saj që bën shrirjen *Njeri – natyrë ku gjurma do të nisë hapin e saj të parë ku përjashtimi vërteton rregullin me zërin e saj për të reaguar!
 
©Irina Hysi
25 Tetor 2021
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s