FRYMËNXJERRJA! / Poezi nga Ajne Iberhysaj

 
Poezi nga Ajne Iberhysaj
 
 
FRYMËNXJERRJA!
 
Mendimet kacafyten ashtu si shiu në pikë të verës
përplasen me pamëshirën e teatrit dhe frymënxjerrja e prish qetësinë.
Vallëzojnë e bredhin ashtu si në komedinë e Molierit…
Sa shpejt frymënxjerrja mërzitet me soditjen e njerëzve.
 
Ndalon syri tek perëndimi i ngadaltë i një dielli të zbehtë.
Përqafon ardhjen e një dite ende pa lindur.
Këtu me heshtjen e zhurmshme të ajërit
Asgjë nuk të çmend më shumë
kur trungu krimbet në pikën e dimrit
gjaku vlon dhe dejet i përmbysin lumejtë.
Në cilën rrjedhë të shiut ta përplas veten?!
Mendimet bien në teatrin e mjerë
Komedia vazhdon e njeriu ende puth lotin
Frymënxjerrja vazhdon ritmin e sodisjes së zogjve…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s