PËRJETËSIA PËRTEJ NESH (Në “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, dita kushtuar Ramadan Musliut) / Nga: Nexhat Rexha

 
Në “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, dita kushtuar Ramadan Musliut
 
 
PËRJETËSIA PËRTEJ NESH
 
Ramadan Musliu në rrugën e amshimit ka krijuar përjetësi me veprën artistike, e cila që në botimet e para ka diktuar vëmendjen e lexuesit të mirëfilltë. Në këto depërtime të përcaktuara për të bërë jetën më kuptimplote dhe për t`i dhënë fjalës kuptimin e vlerën në letrat shqipe, Ramadan Musliu me observimet letrare ka krijuar individualitetin shpirtëror në përkatësinë e një prizmi të dalluar. Poezia nëpër vlimet e kohëve ka rrjedhur natyrshëm në rrethanat e proceset e zhvillimit të saj, si ngritje e avansim për të bukurën. Vargu poetik ka ndjeshmërinë e situatave absurde, të cilat për njeriun forcojnë karakterin e dhembjeve më të ndjeshme, ato sintetizojnë në shqetësime dhe ofrojnë zgjidhjen dhe zgjedhjen e rrugëtimit deri në lirizmin modernist. Poezia e Ramadan Musliut në të gjitha vëllimet poetike përafron faktin dhe verdiktin e kulturës në kërkim të vetëdijsimit shoqëror, si prodhim analitik në botën individuale dhe atë kolektive. Gjuha e përdorur në poezinë e tij ka referenca të zgjedhuara,ato në vete kanë brumosje dhe kërkojnë njohje të thella të botës së shkrimit, e në ruajtje të përjetësisë midis të dukshmes e të padukshmes.
 
Në këto shtrirje e veçanti poezia e Ramadan Musliut, kërkon përkushtim e profesionalizëm, këto depërtime në poetikën e tij vijnë nga studiuesi Anton Nikë Berisha. Në këtë përzgjedhje ai i ka ofruar lexuesit të sotëm vlerën e cilësinë e vargut poetik, nga tërësia e opusi krijues nën obrellën e titulluar bukur ” Shtjellë shpirtërore” .
 
Ramadan Musliun në letrat shqipe, lexuesi e ka njohur ndoshta më shumë si kiritik letrar se sa si poet. Konsiderojmë se kjo njohje ka bërë që Ramadani për një periudhë kohore në faqet e të përdisthmes “Rilindja” ishte njëri ndër zërat më autentik të përhapjes së vlerave të reja artistike. Ai më këto publikime mbulonte faqet e kulturës në shtypin e kohës, pastaj puna e tij në Shqipëri, po në “Rilindje” pas ndalimit ë saj në Kosovë në periudhën e okupimit serb në vitet e `90-ta, bëri që pena e tij të duket më e avansuar në këtë fushë, sepse shkrimet kritike në faqet e të përditshmes në Tiranë zgjuan kureshtjen e lexuesit, për mënyrën e interpretim më ndryshe nga kritika e realizmit socialist që ishte shkruar gjer në atë kohë.
Pastaj botimi i “Kalendarit letrar” dhe botimi i vlerave të letrërsië shqiptare në të gjitha trevat tona, unifikoi letërsinë në faqet e kulturës në këtë revistë letrare, në këtë periudhë kohore. Mirëpo, përkundër këtyre angazhimeve për ngritje e ruajtje të vlerave artistike, poezia e tij nuk u kuptua në domenin e trajtueshmërisë së nevojshme.
 
Përzgjedhja e Anton Nikë Berishës në vëllimin poetik ”Shtjellë shpirtërore”, ka ofruar vlerën më reprezentaive në tërësinë poetike.
Duke i dhënë lexuesit mundësinë e përjetimit të veçantë, në këto vargje e depërtime me frymë më të avansuar e të farkuara në një mendim edhe filozofik , po aq edhe racional në mbarshtrimin e tyre. Në këtë kompleksitet artistik , Anton Nikë Berisha në parathënien e këtij libri, lexuesit i ka dhënë përjetimin poetik më cilësor dhe të avansuar në tërësinë e vargnimit poetik.
Vlerësimi për poezinë e Ramadan Musliut, ka korrespondimin në shtrirjen tematike, estetike e në brumosje me cilësi të brendshme, si dhe frymon lirshëm artikulimin e dhënë në ide e mesazhe të konfirmuara nga autori. Njëkohësisht, Anton Nikë Berisha, portretin artistik e ka interpretuar, skalitur që nga formimi i shkrimeve të para deri tek vepra e fundit, e cila dëshmon në përjetësinë e lirikave që janë brenda këtij libri.
Për të depërtuan në vlerat poetike të Ramadan Musliut, kërkohet njohje teorike në shtrirje të qenësisë së vargut poetik, si domosdoshmëri e njohje të botës shqiptare nga lashtësia ,e në ruajtje të origjinës. Në këto ndriçime të figurave brenda tekstit, realizohet vepra ”Shtjellë shpirtërore”, në të cilën autori ka identifikua proceset artistike të shtresëzuara në produktivitet të arritshmërisë së krijuar, kurse lexuesit i ka mundësuar njohje të verifikuara në esencën e lajtmotivit artistik për këtë fazë krijuese të letërsisë shiptare.
 
Në parathënien e këtij libri Anton Nikë Berisha, vlerat e sistemuara në poezinë e Ramadan Musliut , i cilëson me veçanti , të cilat në stilistikën e shprehjes krijojnë vetëdijsimin artsitik në kërkim të zgjerimit filozofik, si arritje të efektshmërisë për të krijuar universin e tij të mevetësishëm brenda qarkut letrar me origjinalitetin krijues, autori ndër të tjera shkruan : “Natyrisht se Musliu e përfton poezinë mbi bazën e perceptimit të veçantë, përmes një sistemit të mëvetësishëm të të shprehurit. Ai synon të jetë vetja, të jetë i vetvetes;. të përftojë diçka që e dallon nga të tjerët për arsye se edhe bota e tij shpirtërore është tjetër përballë tjetrit” .
 
Në realitet poezia dhe koha ruajnë të qenësishmen nëpër periudhat e ndryshme kohore. Poezia dhe shkrimet publicistike si dhe ato kritike të Ramadan Musliut, ruajnë e dëshmojnë prirjen, përcaktimin për të thënë fjalën në artikulim dhe përceptim më të avansuar. Këtë objektivë ai e ka arritur në tërërsinë poetike. Mirëpo, për të konkretizuar këtë realitet artistik, në këtë përzgjedhje të poezisë, Anton Nikë Berisha, e cilëson atë në rrafshin kohor si vazhdimësi e kontinuitet të penës së verifikuar, duke i dhënë e veçuar vendin e merituar deri në thellësi produktivitetit artistik, poezive të këtij libri. Dhe kësaj përzgjdhjeje poetike i jep alternativën e kuptueshme në qartësi e jetë, apo siç thotë edhe Borhesi: “ Kjo pra, besoj se metafora ka një ardhmëri të begatshme, sepse po të duam, mund ta provojmë dorën në variacione të reja” . Kësaj matafore poetike i ka dhënë destinacionin, vetë poeti me vargjet e tija, dhe kritiku i mirënjohur në cilësimin e kësaj metafore në prurje e variacione të reja brenda kopertinave të këtij libri.
 
Përzgjedhja poetike ”Shtjellë shpirtërore”, klasifikon, identifikon vlerën si domsdoshmëri dhe përjetim në ruajtje të portertit artistik përtej nesh. Konsideroj se Anton Nikë Berisha, i ka ofruar lexuesit, tërërsinë poetike, e cila dëshmon si vlerë e mision, duke i dhënë poezisë së Ramadan Musliut vendin e përjetësisë në letrat shqipe.
Poezia e Ramadan Musliut në përzgjedhjen e studiuesit Anton Nikë Berisha, është dëshmia më konkrete për rinjohje të vlerave estetike, të cilat burojnë nga shpirti dhe vizioni i autorit, njëkohësisht, konfirmohen shqisat e brendshme shiprtërore të poetit, të cilat me tërë mëvetësinë e tyre kodifikojnë fjalën e latuar si preokupim artistik, për t`i dhënë jetë artit në rrezatim të qëndrueshmëm për vlera të mirëfillta.
 
Gjilan,më 23 tetor 2021
 
 

Nga: Nexhat Rexha

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s