Abner Rossi
Kalendari poetik: Abner Rossi 27 tetor 1946
Shkrimtar, poet italian, merret dhe me muzikë dhe teatër; ky është emri i artit, jo emri i vërtetë i tij; në web gjeta datën e lindjes, ndoshta vitin e saktë (femrat edhe mund t’i kuptoj kur fshehin vitin e lindjes, burrat kurrë), jo emrin e vërtetë. Jeton dhe punon në Firence. Ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së tij:
ZJARR…
Dhe vetëm një puthje qe,
si faqe libri që kthehet
nga fllad i lehtë i mbrëmjes.
Një libër i madh
që ende s’e kemi shkruar.
Ajo puthje, që ende ndjej, e kam,
ngjitur te buzët,
dalngadalë u bë zjarr
nga jotja mungesë
që ndezur e mban.
Përvëlon dhe nuk lejon
me qënë e vërtetë një tjetër puthje.