Poezi nga Gabor Mandy (Hungari) / Përktheu në shqip Kujtim Morina

 
Poezi nga Gabor Mandy (Hungari)
 
 
Një copë letër
 
Një copë letre e bardhë.
E pastër siç nuk kam qenë kurrë më
që nga dita e lindjes time.
Unë kam qenë duke bërë njolla në të–
fjalë dëshire, gëzimi,
zhgënjimi dhe proteste.
Ato ishin fjalë të gabuara, unë e di tani,
por nuk jam në gjendje më t’i korrigjoj.
Nuk mund ta heq qafe këtë rrëmujë.
Shpresa ime e vetme është:
një ditë e gjitha kjo
të marrë një kuptim.
 
 
Në këtë minutë
 
Në këtë minutë
shumë gjëra po ndodhin në botë.
Njerëzit po hanë, pinë, bëjnë dashuri,
punojnë, po merren në punë apo pushohen,
po shkruajnë letra aplikimi
apo kujtime.
Po merren në pyetje apo torturohen
duke pranuar krimet e kryera ose jo.
Po aplikojnë për kredi apo po ndjekin
sesi gjërat e tyre po ju rikthehen.
Ata janë duke u mashtruar ose po bëjnë të kundërtën,
po shijojnë një minutë të veçantë lumturie.
Disa janë në spitale sepse kanë ngrënë diçka,
të tjerët janë aty sepse nuk kanë ngrënë asgjë.
Qeveritë po rrëshqasin edhe më shumë drejt dështimit,
zyrtarët qeveritarë janë të zënë duke shpjeguar të kundërtën
Kjo minutë është kaq e larmishme sa s’mund ta merrni me mend.
Miliona njerëz janë duke bërë diçka.
 
Kur të vdes unë, mos u mërzitni
do të jenë miliona fëmijë duke u lindur
në po atë minutë
për të më zëvendësuar.
 
 
 

Përktheu në shqip Kujtim Morina

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s