Poezi nga Ledia Dushi / Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

 
Poezi nga Ledia Dushi
 
 
Natyrë e qetë
 
… ndër jetët tona
gjallon
nji diell i thinjun,
i fryn territ
plasun për mal,
trand lotët
n’formën e kresë
t’nj fmije.
 
 
Mali
 
…mali qenka
nji zhgjandërr e andërrt
që m’bjen ndër mend
zhdukjen e kalit,
vdekjen e vajzës së çmendun…
N’zemër
m’u mbyt nji shpend,
kjava e qesha,
loti u ba balonë
der te yjet…
Sa herë fishkulloj gjethshëm,
ndër supe m’lëshohet
përroi i arrshëm,
zemra
me ndjesi t’sirenta
lëkundet…
N’nji trandofil
që lind n’Nandor
dridhet përditë
jeta e falun e zogut.
 
 
Dimën
 
Banesat u shkrin’ n’borë,
thikat e varuna
u çmendën
n’bark t’stinës…
Koha mbytet n’dimën;
na të dyja
jemi rrëzue
prej nji lamshi
t’fshehun
n’rruaza kumbllash;
përpiqemi
ndër degët e pyllit gri,
rritimi
me sozinë e liqenit
n’thelbin e zjarmshëm
t’trupit.
Kur shtrihet natë
vdekja na përhapet
n’hojet e shpirtit…
Prej folesh t’ ngrime
tremben lejlekët,
mjalti
asht n’gjak t’frymës.
 
 
Asht veç 19 Maj
 
Dielli
fluturon me krahët e shiut
n’supet e mija t’lulta
tue plasë pishat
mbas zallit,
qerpikët e lagun
mbas flatrës s’shpendit…
Prej veshëve
rrjedhin
burrëza që dridhen,
kruejn dhambët
ndër gishtat tuej…
Fytyrave,
syve t’bufave
ngulet “dashuni”,
lajmi
fishkullon me erën
tue rrëzue trupat.
“Burrë,
nyje m’lidh
si veten
për mos me t’dashtë
ma kurrë…”
Rrugës jam
me konopët e nyjun n’qafë;
frymë s’kam …
…varun …
E prapë s’vdes…
S’mbaj mend
a e kam ndi
majën e malit n’ballë…
Tash s’m’duhet ma
as pranvera.
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “n’nji fije t’thellë gjaku”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s