Poezi nga Mirela Papuçiu

 
Poezi nga Mirela Papuçiu
 
 
STILL STIFF
 
kanë ndodhur disa gjëra kohëve të fundit
njëra ka të bëjë me nënën
nuk më jep më këshilla
ndërsa unë jam e tëra veshë si kurrë më parë
 
edhe ti ke ndërruar je i gjithi fjalë
më ndodh të t’ dëgjoj gjithmonë kur jam vetëm
në anën tjetër kthehem
fundja veten nuk e mbaj për të marrë
 
në mëngjes të shoh si largohesh
tek për të mijtën herë futem në radhë.
 
 
PENG
 
në murin e dhomës
pa kasë a xham
dritarja e përkohshme
që përsëritet çdo natë
fashë drite pa gjumë
përherë nga e njëjta anë
përherë e njëjta
 
 
ARPEZH
 
Ka kohë që nuk dëgjohemi
Por ndjej si vjen tek unë
Në kthesën e një mendimi të veçuar
Aty të gjej e te buzëqesh,
Si një vizatimi naiv pa sy, pa duar.
 
Mbërthehem pas tingujve të fjalëve të tua
Jehonë e tyre shkrepëtime pa dritë
I shoh tek përleshen, të zhveshura, pa grim
Zbërthej atë që s’ thua e hutohem
Dhembka si e vërtetë çdo i yni krijim.
 
T’ i përgjoj frymëmarrjet në gjendje pa qenë
Të kuptoj a ka në zhurmën që bën alkooli yt
Nota shkruar nga malli, makar ndonjë arpezh
Fshirë sakaq, por shkruar një herë,
Kënduar si duet një i thjeshtë arpezh
pa mungesat kortezh.
 
 
***
 
Unë mbeta këtu.
Gjithçka tjetër iku.
Nuk u desh asnjë përballje me veten
Kurorë gjembash mbi krye
fjalët e nënës,
të bijës së nënës sime,
nënë e birit tim…
 
Gjithçka iku në vjeshtën e parë
Fill pas vjeljes së rrushit.
Kanistrat nuk mbanin dot aq premtime,
as unë gjithë atë dashuri.
Në buzë na mbetën peshqit e kuq
Vera e vonë e thau akuariumin
ku zhytëm lojërat e rinisë.
Në duar mbajmë sy fëmijësh të burrëruar
Ndërsa sytë tanë mbetën përherë po aq fëmijë.
 
 
 

One thought on “  Poezi nga Mirela Papuçiu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s