Poezi nga Amarda Ekmekçiu Hoti

 
Poezi nga Amarda Ekmekçiu Hoti
 
 
Të falësh është hyjnore
 
Hyjnit janë shpirtra të bukur
njerëzish
që dashurinë
kanë qiell,
tokë
botë,
ëndërr …
 
 
Jetë o jetë të thërras, zgjohu !
 
Gojë më gojë të ëmbëltoj
pagjumësitë
që prej shpirtit gërryejnë
lëvozhga kujtimesh tashmë
Jam këtu e , më kot kërkon vargjeve mbrëmjen që të vodhi gjumin e paqtë
në shtratin
që i huaj u bë
aq kohë
sa gëzimi vinte drejt meje
Lastar prej trupit tënd
derdhej dëshira
shkrihej nën të
si drita e bardhë
e lëkurës tënde të butë
Zgjohu
hapi sytë të t’i puth
Jam mëngjesi
Kam çel diell në kopshtin e trëndafilave të tu
mbi buzë
I kuq
si zjarri
që mallin e dogji
për t’a bërë qiell për yjt tanë
në ditënetët që u deshëm aty
Ku lind e vdes bashkë me ty.
 
 
Lodhja e kohes
 
Ata flasin për varre
Për një varr të largët tëndin
Kur ditët e veta n’varre i kanë kthy e te bukuren e shohin si loje mes varreve te tjetrit mes kenaqesish
nuk gjejnë dot frymë të jetojnë
e frymën tënde duan të pinë
si pine nje gote verë
aq lehte, pretendojnë
ca bula jete,
 
Mjeranë të çdo kohe
 
Që përdhunshëm varrin tuaj gatuani me fjalë pështirësie
 
Ma ndjeni fjalën
 
Që veç Dashuri thur nga shpirti e,të bukurën mes gjembash
pa gjakosur trëndafilat
e ruan suvenir
 
Qielli,
për një Diell,
që djeg te kaltren e tij.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s