Poezi nga Ilir Paja
Kujtesë
Gjethja bie e çelur.
Puthja parë që s’e preku trupin.
Pjalm i erës afron bletë kujtese.
Mbretëresha ky diell i pasdites.
Trupi i saj baticë qielli.
Sytë …koshere ku zbresin
Yje të etur pasi kanë pirë
jodin e detit.
Verdhimet, këto lumturi prej fëmije
Që shkrumbohen veç dashuri.
Muzgu , gjaku ku kacaviret rini.
Trupi mbretëreshës prek me pëluhrën
E erës supet e mi.
Shpirti mbetet puthje e çelur.
Është kujtesë vjeshte.
Kjo fëmijëri
Që këputet nga degët
Vdekje prej të rrituri.